Germania tani do të quhet Chair

148 Lexime

19:42:37                2019-06-11

 

 

Tani më është i njohur emri i ri – një lexues i gazetës „20 Minuten“ ka arritur të fotografojë një avion të sapongjyrosur të Germania Flug AG.

Për një kohë të gjatë, ishte e paqartë se si do të quhej në të ardhmen kompania ajrore falimentuese Germania. Tani më është e qartë: Emri i saj i ri do të jetë Chair. Një lexues i rregullt i kësaj gazete, të martën arriti të fotografonte një avion të flotës në aeroportin Kloten, informon Shtegu.com.

Pas falimentimit të linjës ajrore Germania në Gjermani, simotra e saj zvicerane Germania Flug AG ra në duart e sipërmarrëses zvicerane dhe shefes së Air Prishtina, Lejla Ibrahimi-Salahi. Menjëherë pas kësaj, megjithatë, ata ndanë përsëri 49.9 për qind të aksioneve të tyre në linjë ajrore.

Linja ajrore polake Enter Air i mori këto aksione. Pjesa e mbetur prej 50.1 për qindve mbetet me aviacionin zviceran Albex të Ibrahimi-Salahi. Detajet financiare nuk u përmendën. Kompania gjermane Airline Germania e falimentuar, fillimisht ishte 40 për qind në pronësi të Swiss Germania Flug AG.

Kohëve e fundit, Germania Flug njoftoi se do t`i fshijë disa destinacione nga orari i fluturimit. Si arsye, ajo kishte përmendur se për shkak të tokëzimit të avionit „Boeing 737 Max“ në verë, vetëm tre në vend të katër avionëve të planifikuar janë në dispozicion.

Në muajin prill spekullohej nëse emri i ri i linjës ajrore mund të ishte „Chair“ apo „CH-Air“. Kjo, për arsye se pronari i kompanisë e ka depozituar termin në regjistrin e markës tregtare.