Aksidenti spektakolar kalon pa pasoja në njerëz

Date:

19:23:47                 2019-06-11

 

 

Në Ricken SG të Zvicrës, është shkaktuar një aksident spekakolar: Gjatë një manovrimi të paqartë, vozitësi i kamionit të rëndë me vinç e ka humbur kontrollin, duke u përmbysur me të.

Mëngjesin e së martës rreth orës 07:40, një motoçiklist 61-vjeçar ka qenë duke udhëtuar në rrugën „Wattwilerstrasse“ në Ricken SG. Me këtë rast, ai e goditi një rimorkio të një veture që po qarkullonte në të njëjtin drejtim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Motoçiklisti u rrëzua dhe qëndroi i shtrirë në korsinë e kundërt të rrugës. Në atë moment, nga drejtimi tjetër po vinte një kamion me vinç, me peshë prej 96 tonelatash.

Siç njofton Policia Kantonale në St. Gallen, vozitësi 57-vjeçar i kamionit reagoi shpirtërisht: Ai e mënjanoi rrugën ku ishte i shtrirë motoçiklisti dhe kaloi në anën e djathtë të rrugës. Kamioni special me tetë akse u përmbys. Vozitësi ka qenë në gjendje të çlirohej personalisht nga kabina e tij dhe kaloi pa ndonjë lëndim. Dëmi i shkaktuar arrin vlerën e disa qindra mijëra frangave zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...