Gazetari Shkëlzen Lushaj: Koha për të rikthyer shtetin!

289 Lexime

Në një postim në profilin e tij në Facebook, gazetari shqiptar Shkëlzen Lushaj që përkohësisht gjendet në Zvicër, ka shprehur revoltën e tij për disa dukuri të parregullta në Maqedoninë e Veriut, gjatë krizës së koronavirusit. Ja edhe postimi i tij i plotë:

Nuk jam i sigurt nese ne kushte epidemie, Kushtetuta e Maqedonise parasheh delegimin e autoritetit shteteror, ministrit te Shendetesise dhe nje komisioni te parakohshem mjekesh. Keta kane kohe qe, ne emer te shendetit kolektiv, kane rrembyer ilegalisht dhe ne menyre antikushtetuese drejtimin e shtetit (me precedente gjykate madje) dhe i kane shpallur te pavlere dhe te paqene lideret politike, qe ne zgjedhje jane legjitimuar te drejtojne popullin, si ne kohe te mira, si ne lufte, ashtu dhe ne epidemi.


Si ka mundesi qe nuk e shqeteson pjesen tjeter te qeverise (organ kolektiv, qe vendimet i merr ne grup, me ane votimi) ky protagonizem real me pushtet, i ministrit te Shendetesise, i cili prej dy muajsh vendos si kryeminister, urdhron si kryepolic, shpall dekrete si president shteti, hap e mbyll kufijte kur do ai dhe se fundmi jep edhe fetva, nese Bajrami duhet falur, madje edhe me keq, nese duhet festuar me familjet, thua se piku i virusit po ndodh tani dhe jo para nje muaji.


Buzevarur e idhnak, sa nuk thote se, po te mos ishin shqiptaret dhe nevoja e iftareve ne keto dite te shenjta, epidemia do te merrte fund prej kohesh.


Ky komunist i vogel, qe vetekenaqet duke mbyllur 2 milione njerez ne shtepi per dite te tera, gjithmone ne emer te shendetit te tyre, ne vend qe t’i rrekej ndryshe ceshtjes se organizimit te fese, permes nje bashkepunimi te ngushte me BFI-ne, as ai dhe as pjesa maqedonase e qeverise qe perfaqeson, te „infektuar“ nga inati personal i nenkryetarit te partise se tyre ndaj kryetarit te BFI-se, nuk u perpoqen te kuptonin nevojat shpirterore te komunitetit mysliman, veçanerisht ne kushtet e kesaj psikoze, dhe te gjenin menyren me te mire te komunikimit, per te rritur kujdesin ndaj vetes ne radhe te pare dhe me pas edhe ndaj kategorive te ndjeshme, gjate praktikimit te fese.


Per habine e askujt prej nesh, ndodh pikerisht e kunderta: prej ditesh bejne te fortin dhe provokojne nje komunitet te tere duke e kercenuar me karantine, nje ekskomunikim i papare ky ne bote, i denueshem dhe imoral.

Eshte koha per te rikthyer shtetin!