Gazetari Selajdin Shabani nën ethe të ndeshjes Francë-Shqipëri

190 Lexime

20:04:08              2016-06-15

 

 

 

Kampionati Europian i futbollit që po mbahet në Francë dhe pjesëmarrja e Shqipërisë, ka zgjuar interesimin e madh të sportdashësve shqiptarë, jo vetëm të fushës së sportit.

 

 

 

Gazetari, profesori dhe publicisti i njohur kumanovar, Selajdin Shabani, nën ethe të mëdha po e pret takimin e sotëm në “Velodrome” të Marseilles mes Shqipërisë dhe Francës (ora 21:00).

 

 

 

Në një postim të tij në facebook ai ka shkruar: “Drithërimë…para lojës!!! Shpeshherë dimë të jemi befasues për të mirë… pse jo edhe këtë herë”. Më pas i pyetur nga “Lajm” për pritjet nga kjo ndeshje ai ka shtuar:

 

 

 

“Pres te dëshmojmë atë që kemi treguar edhe në shumë raste të tjera, ndaj kombëtarëve të forta të tregojmë se dimë dhe mundemi edhe ne të luajme futboll, pasi kemi potencial. Paraprakisht duhet vullnet, disponim dhe ambicie. Duhet treguar dinjitet në fushë dhe jo indiferencë. Duhet një lojë më e hapur dhe më sulmuese. Pse të mos ketë rezultat pozitiv me pak fat dhe me  një referim korrekt”, ka deklaruar Selajdin Shabani, gazetari, profesor dhe publicist.

 

 

 

13445522_1370876329594330_1690774022953040705_n

 

 

 

Nga ana tjetër, kolegu dhe miku i tij Reshat Ibrahimi, redaktor sportiv i „Lajm“ për Maqedoni, uron që shqiptarët ta mundin Francën në stilin e Portugalisë me këtë postim të tij në Facebook:

„Çka kisha pas qef sonte ta shoh nje krosim nga Roshi e pastaj gol nga Balaj, si ne ndeshjen kunder Portugalise (0-1).
Nashta s’eshte e pamundur!
Dy miqve te mi, Balajt dhe Roshit ju uroj shume fat, te na bejne krenar sic na kane bere deri me tani.“

 

 

 

 

lajm/shtegu