Gardianja e arratisur ka pasur aventurë edhe me një shqiptar nga Kosova
09:40:47 2016-02-13
Policia zvicerane edhe më tej është duke kërkuar përdhunesin sirian Hassan Kiko (27) dhe gardianen e burgut, Angela Magdici (32). Të martën, gardianja i kishte ndihmuar sirianit që të arratisej nga burgu, ndërsa ajo i ishte bashkuar atij në këtë aventurë të rrezikshme. Por, Kiko nuk është i vetmi kriminel me të cilin gardianja ka pasur lidhje. Sipas informatave të „Blick“, ajo paraprakisht ka pasur lidhje edhe me dy vëllezër kriminelë, njofton „Shtegu.com“. Para disa vitesh, ajo ishte dashuruar në një shqiptar nga Kosova, i cili shpeshëherë kishte rënë në konflikt me ligjin, për shkak të delikteve të drogës. Ajo e kishte njoftuar kosovarin, në kohën kur kishte punuar në shërbimin për shpërndarjen e pakove, duke i sjellë një pako. Vëllai i tij është duke vuajtur një dënim me burg në çelitë e Pöschwies në Regensdorf ZH, pasi e kishte vrarë bashkëshorten e tij me një plumb në kokë.