Edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut në Zvicër i infektuar me koronavirus

Date:

Pas ekipit të Ligës së parë zvicerane, edhe në radhët e ekipit të Grasshopersit që garon në Ligën e dytë, është shënuar një rast me koronavirus. Me këtë rast, ndeshja ndaj ekipit të ëilit është anuluar si masë parandaluese.

Tani edhe Challenge League e Zvicrës ka rastin e saj të parë të koronavirusit, shkruajnë mediat zvicerane! Në një mesazh të klubit GC është njoftuar se mesfushori shqiptar Amel Rustemoski (20) ka pasur simptoma të buta të martën e kaluar në mbrëmje dhe ai tani ka testuar pozitiv me koronavirus, transmeton Shtegu.com. Edhe pse ai nuk ka pasur asnjë kontakt me shokët e ekipit ose njerëzit e tjerë rreth klubit pasi që ai menjëherë shkoi në izolimin vendas, Liga zvicerane e futbollit reagoi menjëherë dhe e anuloi lojën e së premtes kundër ëilit si masë parandaluese. Liga dhe klubet janë në kontakt të ngushtë për të diskutuar veprimet e mëtejshme dhe një fillim të ri të mundshëm të lojës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...