FTESË – Për sesione informuese rreth shërbimeve dhe mundësive për mbështetje për të moshuarit në qytetin e Cyrihut

Date:

FTESË
Për sesione informuese
Të nderuar bashkatdhetarë,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Qytetin e Cyrihut – Zyrën për të Moshuarit (Fachstelle Zürich im Alter), ju fton në dy sesione informuese në gjuhën shqipe rreth shërbimeve dhe mundësive për mbështetje për të moshuarit në qytetin e Cyrihut.
Sesionet informuese kanë për qëllim të informohen bashkatdhetarët tanë për të drejtat, subvencionet dhe mundësitë e banimit me mbështetje, duke siguruar qasje të barabartë në shërbimet komunale.
🗓 Tema dhe Data:
E premte, 31 tetor 2025 – Financimi i kujdesit në shtëpi
Informim mbi subvencionet dhe mbështetjet financiare për pensionistët me të drejtë për përfitime shtesë (AHV me Zuschüsse).
E premte, 21 nëntor 2025 – Regjistrimi për banesat komunale për të moshuarit (SAW)
Prezantim i sistemit të ri të aplikimit dhe shpalljes publike të banesave komunale të dedikuara për të moshuarit.
Vendi:
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa:
Eugen Huber-Strasse 19a, 8048, Zürich
⏰ Ora:
Hapja e dyerve: 15:00
Fillimi i sesionit: 15:10
Përfundimi: 16:15
ℹ Informacione shtesë:
Pjesëmarrja është falas dhe pa regjistrim paraprak
Gjuha e prezantimit: Shqip
Pas prezantimit ofrohet mundësi për pyetje dhe konsultime individuale
Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim mes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe autoriteteve të Qytetit të Cyrihut.
Credits: Stadt Zürich, Fachstelle Zürich im Alter
Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...