“Fshesa” prek 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci

Date:

Qeveria do t’i shkarkojë udhëheqësit e 31 drejtorive, kryesuesit dhe anëtarët e 40 bordeve, agjencive dhe inspektorateve. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se shkarkimi i 75 zyrtarëve vjen si pasojë e mos realizimit të investimeve kapitale, bllokimit të proceseve dhe vlerësimeve negative nga institucionet ndërkombëtare. Pothuajse gjysma e udhëheqësve që janë propozuar për shkarkim janë shqiptarë, ndërsa në mesin e propozimeve ka edhe poste të cilat i takojnë edhe partive rome në koalicionin qeverisës.

Mos realizimi i investimeve kapitale, bllokimi i proceseve, vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare për procese të caktuara, mungesa e transparencës, mos respektimi i vendimeve të Qeverisë, menaxhimi i dobët me financa dhe përmirësimi i punës së institucionit etj”.- tha Zoran Zaev, Kryeministër

Pavarësisht se shkarkohen për arsyet e lartpërmendura, Zaev konfirmoi se një pjesë udhëheqësve të shkarkuar mund të riemërohen në institucione të tjera.

 E thash që lë hapësirë që dikush që është shkarkuar nga posti aktual, të jetë i vlefshëm për në pozicion tjetër që mund të merr mësim nga e kaluara dhe të jetë më produktiv në atë pozitë. Kjo vlen për të gjithë kandidatët”. – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër

Në mesin e kompanive të cilat preken nga fshesa e kryeministri Zaev janë edhe MEPSO dhe ELEM, ndërmarrjet publike “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, etj. Ashtu edhe siç kishte njoftuar Alsat për disa herë me radhë, kuadro të BDI-së që u prekën nga fshesa janë: Bardhyl Nasufi, drejtor i Byrosë për Furnizime Publike, Vullnet Ademi, drejtor i Agjencisë për Investime të huaja, Gajur Kadriu, drejtor i ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, Irfan Asani drejtor në “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” dhe të tjerë. Nga rikonstruimi nuk u prek vetëm Shkodrane Dardhishta e cila do të vazhdojë të menaxhojë me Qendrën për shërbime në Klinika në kuadër të QKU-së. Pas miratimit të propozimeve për shkarkime, propozimet për emërimet e reja do të bëhen në harmonizim me ministritë dhe bordet udhëheqëse të institucioneve./Alsat

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...