Francë: Akuzohen për 70 vjedhje, arrestohen nëntë shqiptarë

Date:

Nëntë shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze, ku ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes. Sipas raportimit të mediave franceze, thuhet se shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, akuzohen për të paktën 70 vjedhje, përcjellë KOHA.

Policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina dhe disa armë. Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 policë.

Hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...