Fotografia e pikëllimit që po pushton botën

95 Lexime

Një foto e fëmijëve në një oborr shkollor të vizatuar me shkumës, ka shkaktuar një rrëmujë reagimesh në rrjetet sociale

Fillimisht, fotografia kishte për qëllim të ilustronte një artikull në lidhje me kthimin e fëmijëve francezë në shkollë. Sidoqoftë, ajo shkaktoi një valë të madhe emocionesh në rrjetet sociale. Fotografia është bërë të martën nga një gazetar në Tourcoing, në Francën veriore, informon Shtegu.com. Ajo tregon një oborr shkollor, në të cilin katrorët ishin vizatuar me shkumës. Brenda secilit prej katrorëve qëndron nga një fëmijë, i cili nuk lejohet të afrohet me shokët e tij të klasës, për të luajtur me ta.

„Thjesht çnjerëzore“

Fotografia është shkrepur nga gazetari Lionel Top, i cili thotë: „Fëmijët luajnë, kërcejnë dhe qeshin së bashku. Por ata nuk largohen nga katrorët. Unë nuk mendoj se këtë veprim, ata e llogaritën si një ndëshkim“.

Imazhi shkaktoi një kolorit trishtimi, ligështimi dhe zemërimi në rrjetet sociale. „Asnjëherë nuk kam parë një pamje kaq të trishtueshme“, është një koment që ka fituar shumë pëlqime. Një përdorues tjetër shkroi: „Është e tmerrshme të bësh diçka me fëmijët. Thjesht çnjerëzore“. Shumë besojnë gjithashtu se kjo do të shkruhet edhe në librat e historisë.