Fluturim ferri i Air Canada – 21 të lënduar

Date:

05:20:54       2016-01-01

Gjatë turbulencave të avionit të Air Canada, janë lënduar 21 persona. Sipas kompanisë ajrore, ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë një fluturimi nga Shanghai për në Toronto. „Për udhëtarët, ky fluturim ka qenë një përvojë e hidhur“, ka deklaruar shefi i kompanisë Air Canada, Klaus Goersch.

Shumica e personave janë përplasur nga karriget e tyre, bagazhi, batanijet dhe kanaqet kishin fluturuar në ajër. Një lajm të tillë, sipas medieve kanadeze e konfirmuan edhe pasagjerët e fluturimit AC088, pas aterrimit në Calgary, për ku ishte devijuar udhëtimi.
Jo të gjithë personat e lënduar kishin qenë të lidhur me rripin e sigurisë, ka deklaruar një pasagjere për „National Post“, njofton „Shtegu.com“. „Ishte një fluturim ferri (…) Nuk ishim të sigurt nëse do ta mbijetojmë ngjarjen“, ka pohuar zonja.
„Pasagjerët dhe bordi i fluturimit, pas turbulencave janë kontrolluar nga personeli mjekësor. Njëzet e një persona janë dërguar nëpër spitalet e afërt“, ka shkruar në Twitter shefi i Air-Canada Goersch, pas aterrimit të avionit.
Tetë nga pasagjerët kanë marrë lëndime në masë të pacaktuar, ndërsa 13 të tjerë janë dërguar nëpër spitale për kontroll. Kompania ajrore dhe autoritetet kanadeze kanë ndërmarrë të gjitha masat për të ndriçuar rastin në tërësi.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...