Festim Lato ka pasur ushtri të tij dhe miliona euro

Date:

Politikani shqiptar Festim Lato (43) i cili më 21 korrik ishte gjetur i vrarë në një kanal në Amsterdam, siç publikoi gazeta holandeze “Telegraf” ka pasur ushtri në pronën e tij në fshatin Gerdeland në Aferden të Holandës.

Sipas gazetës, ferma i ka ngjarë një kazerme, ndërsa pjesëtarët e të a.q. Ushtria Çliimtare e Çamërisë i kanë trajnuar ushtarët e Kosovës.

Lato ishte president i vetëshpallur i Çamërisë, rajon në kufirin greko-shqiptar, prej ku janë dëbuar mijëra shqiptarë, ndërsa sipas mediave shqiptare ka mbajtur lidhje të mira edhe me Ramush Haradinaj.

Autoritetet në Holandë ishin të vetëdijshëm në faktin se Lato ka organizuar ushtri private në pronën e tij në Aferden, por për arsye të panjohura nuk kanë reaguar.

Gjatë ditës së flamurit shqiptar, 28 nëntori, festë kombëtarate shqiptare, në atë pronë është organizuar “paradë ushtarake”, ndërsa Lato me atë rast ka deklaruar: “Kjo është ushtri të cilën e krijoj”. Ajo organizatë është quajtur “Ushtria Çlirimtare e Çamërisë”, me akronim të ngjashëm me ato të cilat janë përdorur në Kosovë, në Maqedoni dhe jug të Serbisë, përcjellë KOHA.

“Telegrafi” publikoi fotografi dhe video të paradës së armatës private të politikanit shqiptar, si dhe deklarata të disa deputetëve holandez të cilët e quajnë Festim Lato i Rrezikshëm.

Mediumi citon edhe se Lato ka mashtruar një numër të madh të biznesmenëve nga të cilët ka marrë shtatë milion euro, dhe se vdekja e tij sipas disa rrethanave paraqet “hakmarrje” të “viktimave” të cilëve u ka premtuar shtet të Çamërisë, ndërsa familjet e tyre i ka lënë në mjerim.

Një noter i cili ka dashur të mbetet anonim, për shkak të punës së tij, plotësisht e zbulon skemën e mashtrimit të Latos.

Lato ishte lindur në Vlorë, ndërsa 25 vjet ka jetuar në Holandë dhe pavarësinë e “Republikës së Çamërisë” nga Greqia e ka shpallur më 30 tetor të vitit 2016 kur është emëruar edhe për president të Republikës.Në vitin 2017 premtoi se do të fillojë me përpunimin e 500 pasaportave të parë të “Republikës së Çamërisë”. Në vitin 2005 shpalli formim të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin kufitar grek Janinë, ka shpërndarë broshura për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Politika shqiptare kishte qëndrim pasiv ndaj Festim Latos, kur ai i bënte thirrje popullit t’i besojnë për projektin për të krijuar një Shqipëri në të cilën secili do të ëndërronte të jetojë , duke e përfshirë edhe territorin e Çamërisë.

Lato ishte varrosur më 27 korrik në Vlorë, të Shqipërisë, ndërsa ishte përcjellë me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...