Fëmijët kosovarë humbin jetën për shkak të një vetëvrasësi

Date:

06:54:40                2016-11-27

 

 

 

 

 

 

Fëmijët Muhamed (8) dhe Mendim Dvorani (5), përndryshe shtetas austriakë, kanë humbur jetën pasi një person kishte bërë vetvrasje, duke i dalur kamionit përpara, ndërsa në te është përplasur babai i tyre me veturë.

 

 

 

 

Vëllezërit Muhamed (8) dhe Mendim Dvorani (5), shtetas austriakë, kanë humbur jetën në autostradën Novi Sad – Suboticë për shkak të një këbësori vetëvrasës.

 

 

 

 

Tragjedia ka ndodhur kur një person i panjohur i ka dalë përpara një kamioni i cili e ka goditur për vdekje, ndërsa pas kamionit është përplasur edhe vetura në të cilën kanë qenë dy fëmijët.Babai i fëmijëve Akrip Dvorani (38) dhe kushëriri i tyre Petriti (37) kanë pësuar lëndime të rënda, raportojnë mediet serbe, njofton „SHtegu.com“.

 

 

 

20161126225742996646

 

 

 

 

Të premten rreth orës 01.30, kamioni të cilin e ngiste shtetasi maqedonas Nikola Dimov (52), ka goditur një këmbësor, deri më tani të panjohur. Ai kishte vrapuar para kamionit duke ia hapur krahët dhe duke e pritur për ta goditur.

 

 

 

sda

 

 

 

 

„Trupi i këmbësorit është hedhur në anën e majtë, ndërsa pas disa metrave kamioni është ndalur. Vozitësi i „Mercedesit“ me autotarga austriake, Akrip Dvorani, e ka hetuar trupin e këmbësorit në rrugë, ka dashur ta devijojë që të mos shkelë mbi të dhe ka goditur rimorkion e kamionit. Në atë moment, në veturë kanë qenë katër udhëtarë, dy fëmijët, Akripi dhe Petriti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...