FC Ilirida fiton derbin kundër FC Längasse dhe merr kreun e tabelës

Date:

FC Ilirida nga Berna, të dielën ka shënuar fitoren më të rëndësishme të kampionatit, duke mposhtur ekipin konkurrent të drejtpërdrejt në luftë për tu inkuadruar në një rang më të lartë të Ligës regjionale në futboll. Ajo mundi FC Länggasse me rezultat 3:1, duke ua bërë me dije se FC Ilirida do ta ketë fjalën kyresore në kampionat. Golin e parë e shënoi Gentjan Zhuta që në minutën 4`, ndërsa mysafirët barazuan në minutën 34` nga njëmbëdhjetëmetërshi.

 
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndrësa në pjesën e dytë FC Ilirida vazhdoi me sulme ndaj portës së kundërshtarit dhe në minutën 74, më në fund u shënua edhe goli i avantazhit nga Lindim Etemi, me të cilin vendësit sikur morën krahë dhe në minutën e fundit të ndeshjes Rilind Nasufi e vulosi fitoren e FC Iliridës duke i dhënë tri pikë të vlefshme, në luftë për tu kualifikuar në një rang më të lartë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...