FANTASTIKE: Kafeja e re e Liridonit nga Zvicra, ka mahnitur zviceranët

272 Lexime

21:03:32                2019-06-29

 

 

Djaloshi nga Berna, Liridon Epiroti 28-vjeçar i lindur në Zvicër, por me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, ka bërë jehonë të madhe në Zvicër me kreativitetin e vet. Ai e përfundoi praktikën në gastronomi, në njërin ndër hotelet më të famshëm të Bernës „Belle Epoque“, në pjesën e vjetër të qytetit. Më pas, ai vazhdoi punën për dy vite e gjysmë në lokalin më të famshëm të Zvicrës, në „Kursaal“, në restorantin „Meridiano“ me 14 pikë të Gourmes. I etur për të zbuluar mjeshtërinë e gastronomisë, ai vazhdoi punën si menaxher ndërmjetësues në Hotel Schweizerhof, që njihet si kartë identiteti i kryeqytetit helvet. Por, edhe me kaq nuk mjaftoi dhe Liridoni vazhdoi punën në „Tibits“ si menaxhues i restorantit.

Vlen të theksohet se Liridoni është marr edhe me muzikë që nga mosha 15-vjeçare, duke u frymëzuar nga Unikatili, 2po2 dhe Getoari. Ai ndjente një krenari të veçantë gjatë kohës që i dëgjonte shqiptarët duke kënduar Hip Hop. „Ia fillova edhe unë të beja rap gjermanisht, pasi këtë lloj muzike e përdorja si ventil, kur bëhesha nevrik, shkruaja tekste që të qetësohesha“, thotë enkas për „Shtegu.com“ Liridoni.

I stërmbushur me kreativitet, Liridonit i lind ideja që të krijojë diçka të re në tregun zviceran. „Si fëmijë, në shkollë e këndonim këngën `Ferdinand isch gstorbe` (Ferdinandi ka ngordhur“), një këngë e interpretuar nga këngëtari i famshëm zviceran për fëmijë, Mani Matter, të cilit i kishte ngordhur maçoku i vet Ferdinand. Me këtë rast, unë doja ta mbaja `gjallë` Ferdinandin që më kishte lënë aq shumë përshtypje, duke krijuar një lidhje mes tij dhe pagëzimin e kafes `Ferdinand`. Me fjalë të tjera, doja që Ferdinandi të mos harrohet asnjëherë, ndërsa shumica këtë këngë e këndojnë me dëshirë“, vazhdon më tej Liridoni, i cili krijimin e vet e pagëzoi „Ferdinand Coffee“.

Kafeja „Ferdinand Coffee“ është e paketuar pa plastikë dhe pa alumin, me qëllim që të mos e ndotë ambientin. Logon e kafesë e shtypin persona të sëmurë nga ente të ndryshme shëndetësore, një ide mbresëlënëse dhe shumë e çmuar e Liridonit. Më pas, me çdo blerje të kafes i ndihmohet natyrës dhe personave nga entet shëndetësore. Me këtë lloj kafe kanë filluar të furnizohen shumica e restoranteve, por edhe gjiganti më i madh tregtar Coop-i, në Zvicër.

Ajo që vjen nga dora personale dhe nga zemra, `vjen mirë`. Ne nuk duam të prodhojmë një masë të vetme të mallrave të prodhuara ose grumbuj plastike, apo alumini. Kjo është arsyeja pse në Ferdinand Coffee ne fokusohemi në prodhime organike me cilësi të lartë, qëndrueshmëri dhe artizanat solid nga rajoni. Kokrrat e freskëta të pjekura të kafesë i deponojmë në punëtori të mbrojtura duke përdorur materiale natyrore. Ne mbështesim promovimin e njerëzve me nevoja të veçanta, duke mbajtur rrugën e transportit të shkurtër – thuhet në prologun e faqes zyrtare të kësaj kafeje.

 

https://ferdinand-coffee.ch/