Familja shqiptare nga Zvicra rrëfen tmerrin e sulmit në Paris

56 Lexime

23:26:54                   2017-04-21

 

 

 

 

Një familje shqiptare nga Lenzburgu i Zvicrës ka qenë dëshmitare e sulmit ndaj policëve në Paris, gjatë mbrëmjes të së enjtes. Përmes radios „Inside“, babai i familjes e ka rrëfyer ngjarjen.

 

 

 
Do të duhej të ishte një pushim i vërtetë: Në pesëvjetorin e djalit Levi, Alban Ahmeti kishte planifikuar me familjen e vet të shkojë në Paris. Hotelin e kishin rezervuar mu në zemër të Parisit, në Bulevardin „Champs-Élysées“. Mbrëmjen e së enjtes, duke u kthyer nga vizita që ia kishin bërë Kullës së Ajfelit, përgjatë këtij bulevardi, babai kishte dashur ti blejë bashkëshortes dhe Levit nga një ëmbëlsirë.

 

 

 

Por, shumë shpejt mbrëmja e qetë shndërrohet në ankth: Vetëm pak çaste pasi babai dhe i biri kishin hyrë në ëmbëltore, ishin dëgjuar të shtënat. „I thashë Levit: Mos ke frikë, janë fishekzjarre“, ka rrëfyer Albani përmes radios „Inside“. Pasi e kishte mënjanuar shikimin nga i biri, ai kishte vërejtur shumë njerëz duke vrapuar në panikë. „Vetura e cila ishte shënjestër e terroristit qëndroi para ëmbëltores“.

 

 

 

Bashkëshortja e vet ende ka qenë duke pritur jashtë në momentin që sulmuesit kishin filluar të hapin zjarr. Duke pritur kthimin e bashkëshortit me djalin, vetëm dhjetë metra larg nga vetura e policisë. Së bashku edhe me disa kalimtarë të tjera, ajo ka arritur të futet në ëmbëltore. „Plumbat fishkëlluan përreth veshëve tanë, xhamat u thyen“, ka vazhduar më tej Albani. Menjëherë ishin shtrirë përtokë së bashku edhe me disa të tjerë, ndërsa Albani iu kishte bërtitur: „Mos bëni panikë, mos bëni panikë“.

 

 

 

Në ndërkohë, ai i kishte vërejtur edhe dy persona të tjerë të shtrirë kashtë lokalit, ndërsa një polic dhe Albani iu kishin ndihmuar që të futen në lokal, vazhdon më tej Albani, përcjellë „Shtegu.com“. . Më pas, polici kishte vazhduar të hapë zjarr pandërprerë.

 

 

 

Më vonë, policia i kishte informuar përmes telefonit se njëri nga sulmuesit ishte vrarë, por se tjetri është në afërsi dhe se është i armatosur“. Dy orë të tëra kanë qëndruar në lokal dhe gjatë kësaj kohe gjithnjë kanë qenë në kontakt me policinë.

 

 
„Ata na paralajmëruan se sulmuesi mund të jetë ose në ndërtesën tonë, ose në tjetrën ballëpërballë“. Këshillat e policisë kanë qenë të qarta: Dyert të mbahen mbyllë dhe askush të mos lëshohet brenda. Së bashku me një person tjetër, Albani ka vëzhguar hyrjen në lokal.

 

 
Pas një kohe, ata evakuohen nga njësia speciale antiterroriste, e cila fillimisht i kishte legjitimuar të gjithë me radhë. Më pas, ata kishin arritur të shkojnë në hotelin e tyre.

 

 

 

Edhe të mesërmen, trishtimi ka qenë pjesë e asaj që kishte ndodhur një ditë përpara. Por, jeta duhet vazhduar pasi gjatë kësja të premte (sot), Levi e ka festuar ditëlindjen dhe nuk ka dëshirë tjetër, përpos që ta vizitojë „Disneyland“-in. Familja ka vendosur që t`ia plotësojë dëshirën, pavarësisht se çfarë kishte përjetuar. Vetëm se duhet pak kohë sa të rikthehet normaliteti i Parisit.