Fizioterapeuti shqiptar shfrytëzohet si top tenisi nga autoritet gjermane
21:39:49 2017-04-24
Psikoterapeuti shqiptar Arber Teli është shndërruar në top tenisi për autoritetet gjermane. Pas shumë peripecive të ndryshme, ai ka një leje pune deri në fund të muajit qershor.
Arber Teli nga Shqipëria, në Gjermani ka ardhur vitin e kaluar, me një vizë gjashtëmujore për punë, për të bërë praktikë në një ordinancë për fizioterapi. Punën e tij e filloi në Mynih, ndërsa më vonë u vendosë në Freiburg. Në muajin mars, ai nuk u pajis më me leje pune. Nga autoritetet përkatëse gjermane për të huajt, ai u dërgua në një agjenci punësimi dhe anasjelltas. Arberi dhe pronarja e ordinancës së fizioterapisë, Andrea Schneider qëndruan këmbëngulës në kërkesën e tyre dhe pas disa javësh e pranuan një mesazh në të cilin thuhej se Arberi mund të punonte edhe më tej, pasi do ta pranonte një vizë. Se si do të rrjedhin gjerat më tej, mbetet e paqartë.
Në fillim të vitit të kaluar, Arber Teli kishte vendosur që fatin e vet ta gjejë në Gjermani. Deri atëherë, ai kishte studiuar në Tiranë pesë vite fizioterapi, duke punuar në shumë vende të punës në profesionin e vet. „Nuk ishte gjithçka profesionale“, deklaron Arberi për „Badische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Fillimisht, në Gjermani ai e gjeti një ordinancë për praktikë në Mynih, prej nga i thanë se brenda gjashtë muajsh duhet të kryejë një praktikë për t`iu nostrifikuar diploma e tij. Në Mynih, Arberi 25-vjeçar qëndroi vetëm disa javë. Përkundës vështirësive të tjera të mëdha, ai fjeti edhe një shtrat kurimi të ordinancës, pasi nuk gjente dot vendstrehim.
Përmes mikeshës së vet e cila punon si përkujdesëse në një familje në Freiburg, në shtator të vitit të kaluar, vendoset në këtë qytet. Këshilli komunal i Shtutgartit ia ka miratuar lejen e punës nga Mynihu dhe tani ai i është referuar ordinancës fizioterapeutike të Andrea Schneider, në Rieselfeld.
Në muajin nëntor, Arberi atje filloi praktikën e vet dhe në ndërkohë vijonte edhe një shkollë të njohur fizioterapeutike shtetërore tre herë në javë. Në mujain dhjetor, Arberi parashtroi një kërkesë për t`iu vazhduar viza. Vetëm më 25 shkurt, ai e pranoi lejen e përkohshme të qëndrimit, e cila i vlen deri më 17 maj, por pa leje të punës. Pasi i pyet organet përkatëse gjermane për të huajt, ata i kishin thënë se përgjegjës për këtë çështje është Agjencia gjermane e punësimit. Por, nga atje, ai dërgohet sërish tek të parët, pasi bëhet fjalë vetëm për një praktikë.
Arberi dhe Schneider nuk ndalen me kaq, ata edhe më tej e kërkojnë drejtësinë, por gjithnjë refuzohen në mënyra të ndryshme. Pas disa kërkesave, ata informohen se do të formohet një ekip profesional për rastin e Arberit dhe do të duhet të dëshmohet vërtetimi nga Shtutgarti.
Si duket autoritetet gjermane në çdo mënyrë dëshirojnë të përfitojnë në kohë, prandaj fizioterapeuti shqiptar nuk e kupton më këtë botë. „U mundova aq shumë, e mësova gjuhën dhe e pranova këtë sfidë këtu“, pohon Arberi, duke shtuar: „Me çdo kusht dua ta ushtroj këtë profesion, pasi pacientët kanë nevojë për trajtimin tim mjekësor“.
Edhe Schneider është e të njëtit mendim. Po të varej nga ajo, pas përfundimit të praktikës, Arberi do të duhej të punësohej me orar të plotë, mendon fizioterapeutja gjermane duke ua hedhur fajin autoriteteve gjermane. Mungesa e këtij profesioni në Gjermani është shumë e lartë. „Për këtë arsye duhet gjetur njerëz të kualifikuar për t`i punësur tek ne“. Për momentin, ajo është duke e shqyrtuar situatën se si do të vazhdojë mëtutje. Shumica e pacientëve kanë mirëkuptim për situatën e krijuar dhe për pritjet e gjata.