Euro-Aeroporti i Bazelit po evakuohet gjithnjë e më shpesh
17:31:32 2019-09-03
Për shkak të disa valixheve pa mbikëqyrje, Euro-Aeroporti në Bazel të martën është dashur të evakuohet. Në ndërkohë, normaliteti është rikthyer.
„Nuk e kemi idenë se çfarë po ndodhë. Këtu janë me qindar njerëz“, tha një dëshmitar per 20 Minuten cili po fluturonte nga ky aeroport, të martën në mëngjes. „Kur hymë brenda, policia erdhi te ne dhe na dëboi jashtë“, tha personi në fjalë.
Zëdhënësja e aeroportit, Vivienne Gaskell fillimisht konfirmoi një evakuim. Ai filloi rreth orës 11.30, ndërsa funksionimi normal është rikthyer në ora 12.20, informon Shtegu.com. Arsyeja e evakuimit ka qenë disa valixhe pa mbikëqyrje.
Në këtë aeroport gjithnjë e më shumë po ndodhin evakuime për shkak të valixheve pa mbikëqyrje. Bile, më 6 gusht, aeroporti u evakuua dy herë në të njëjtën ditë.
Gaskell më tej shton: „Që nga janari, Euro-Aeroporti është evakuuar pjesërisht, mesatarisht një ose dy herë në javë“. Sidoqoftë, kjo është relativisht pak në krahasim me aeroportet e tjera. Ndërsa Euro-Aeroporti ka një „infrastrukturë shumë kompakte“, pasagjerët duhet të largohen nga aeroporti kur një pjesë e bagazhit është i dyshimtë. Nëpër aeroportet më të mëdhenj, kjo rrallë ndodhë.