Erdogan: Ofensivat e Turqisë në veri të Sirisë do të kalojnë në një fazë tjetër (Video)

Date:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ofensivat e Turqisë kundër terrorizmit do të kalojnë në një “fazë tjetër” në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Procesi që filluam me operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ (në veri të Sirisë) së shpejti do të kalojë në fazë tjetër”, tha presidenti Erdoğan në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve në kryeqytetin Ankara.

“Nëse është e nevojshme, Turqia do të mbrojë absolutisht interesat e saj kombëtare (në Siri), qoftë përmes dialogut, fuqisë së butë, diplomacisë ose realpolitikës”, theksoi ai.

Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.

YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

Ankaraja dhe Washingtoni ende duhet të arrijnë një marrëveshje për zonën e sigurt. Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, të premten tha se Ankaraja ka durim “të kufizuar”.

Ministria turke e Punëve të Jasthme, të premten theksoi se nëse përpjekjet për të gjetur terren të përbashkët me SHBA-të rezultojnë të pasuksesshme, Turqia do të duhet të formojë e vetme një zonë të sigurt në Siri.

Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur të largojë PKK-në nga territori irakian.

“Ne presim hapa të qarta nga SHBA-të mbi ekstradimin e drejtuesit të FETO-s në Turqi dhe ndalimin e armatimit të grupeve terroriste PKK/YPG”, u kërkoi Erdoğan SHBA-ve.

“Prokurimi i sistemit S-400 komercial, jo strategjik”

Më tej, presidenti Erdoğan tha se prokurimi i sistemit të raketave S-400 nga vendi i tij ishte një veprim “komercial, jo strategjik” dhe kritikoi SHBA-të dhe Bashkimin Evropian (BE) për reagimet e tyre të njëanshme pasi ato nuk i dhanë të njëjtën përgjigje anëtarëve të NATO-s që më parë blenë sistemin S-300.

Ai shtoi se qëndrimi i aleatëve të Turqisë detyroi administratën turke të blejë sistemin e mbrojtjes ruse.

Megjithëse, Turqia më parë dëshironte të blejë sistemin e raketave amerikane Patriot, sipas zyrtarëve turq Washingtoni nuk iu përgjigj pozitivisht kur atyre u duhej më së shumti, prandaj Ankaraja filloi bisedimet me Rusinë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes S-400.

Që nga viti 2017, Turqia dhe SHBA kanë qenë në mosmarrëveshje mbi vendimin e Turqisë për të blerë sistemin S-400 dhe SHBA për shkak të mosmarrëveshjeve kërcënoi me prishjen e marrëveshjes së saj për shitjen e avionëve F-35 Turqisë.

SHBA pretendon se S-400 do të jetë i papajtueshëm me sistemet e NATO-s, një argument që Turqia e kundërshton.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i takon Turqisë të marrë vendimet e veta për blerjen e sistemeve të armëve.

+ VIDEO/ Erdoğan: Ofensivat e Turqisë në veri të Sirisë do të kalojnë në një fazë tjetër

+ VIDEO/ Erdoğan: Ofensivat e Turqisë në veri të Sirisë do të kalojnë në një fazë tjetërhttps://www.almakos.com/video-erdogan-ofensivat-e-turqise-ne-veri-te-sirise-do-te-kalojne-ne-nje-faze-tjeter/

Публикувахте от Almakos.com в Вторник, 6 август 2019 г.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...