Erdogan: Nuk do të lejojmë formimin e korridorit terrorist në Sirinë veriore

73 Lexime

Hataj, 11 mars – Nuk do të jepet mundësia për formimin e korridorit historik kundër Turqisë në pjesën veriore të Sirisë, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Iskenderun, në rajonin Hataj, me rastin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars, njoftoi agjencia Anatolia.

Erdogani tha se mijëra të rinj kanë qenë viktima të terrorizmit dhe se është bërë tentim që të shkaktohen trazira në këto territore, me provokime nga aspekti nacional, kulturor dhe fetar.

“Populli ynë, sidomos në 17 vitet e fundit, ka mbrojtur unitetin dhe ka eliminuar të gjitha provokimet. Populli ynë në natën e 15 korrikut e dha leksionin e duhur, e mbrojti demokracinë dhe vullnetin e tij dhe nuk hodhi hije ndaj vëllazërimit” theksoi Erdogan.

Siç transmeton Anatolia, ai tha se edhe në tavolinë edhe në terren, siç tha , “do t’i prishin të gjitha lojërat kundër Turqisë” në Siri dhe Irak.

“Nuk do të japim mundësi që të formohet korridor terrorist kundër vendit tonë në pjesën veriore të Sirisë. Do të vendosim zonë të sigurisë në të cilën vëllezërit tanë sirian do të mund të kthehen dhe të jenë të sigurt”, theksoi presidenti turk.

Autoritet turke paralajmëruan operacion të ri të mundshëm në bregun lindor nga lumi Eufrat në territor që është nën okupimin e terroristëve JPG/PKK.

PKK është organizatë separatiste që ndodhet në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në Siri vepron JPG; degë e PKK-së.

Forcat e armatosura turke dy javë kanë parandaluar 12 tentime për sulme terroriste në Turqi.

Sulmuesit me kanë tentuar me dron të kryejnë sulme në pjesën veriore të Sirisë, që është nën okupimin e JPG-së/PKK-së./koha.mk