Elif Elmas së shpejti do të jetë krahu i djathtë i Antoine Griezmann ?!
17:59:21 2019-05-01
Sipas raporteve të mediave turke, klubi spanjoll me renome të lartë, Atlético Madrid, ka shprehur interesim të madh për mesfushorin verimaqedonas Elif Elmas të Fenerbahçes. Me këtë rast, spanjollët ofrojnë 15 milionë euro për verimaqedonasin. Mirëpo, Fenerbahçe është e interesuar më shumë për një biznes shkëmbimi.
Ai është disi si yll i ndritshëm në qiellin e errët: Elif Elmas, 19 vjeçar, është një prej pikave më të ndritshme të Fenerbahçes, në një sezon që së shpejti do të harrohet brenda disa javësh. Me kujdesin e tij dhe klasën e lartë të të luajturit futboll, verimaqedonasi ka luajtur tashmë në mesfushë në sezonin e tij të parë me „Kanarinat“ dhe tani mund të bëhet një diamant i shkëlqyeshëm për turqit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Arritjet e yllit verimaqedonas tashmë kanë marrë vëmendje të gjerë në të kaluarën e afërt, kështu që thashethemet rreth një transferimi janë duke qarkulluar nga pothuajse të gjitha ligat e larta nëpër Europë. Më seriozi si duket është finalisti i Ligës së Kampionëve 2014 dhe 2016, Atlético Madrid.
Siç raportojnë mediat turke në mesditë, Madridi tashmë i ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh Fenerbahçes, por pa sukses, informon Shtegu.com. Për ndryshimin e planifikuar të verës, përgjegjësit e kampionit të 19-fishtë truk, janë në këkrim një sulmues të ri. Në të vërtetë, Atlético ka një sulmues në ekipin e tij, për të cilin Fenerbahçe ishte i interesuar gjatë dimrit: Nikola Kaliniq. Kroati, i cili bëri bëri një skandal gjatë Kupës së Botës 2018, me largimin e tij nga ekipi kombëtar, vazhdon të jetë një kandidat interesant në Kadikoy. Prandaj, në thelb është e mundshme që të bëhet një biznes shkëmbimi me klubin spanjoll. Deri në çfarë mase janë përfshirë shpërblimet e mundshme ose tarifat shtesë të transferimit, është ende e paqartë.