Ekspozita „Unë quhem njeri“, ka filluar të merr jetë pas propozimit të poetit Ramadan Bozhlani drejtuar mikës së tij, piktores franceze Malvina Barra, për t’ia ilustruar poezit dhe për t’ju dhënë atyre trajtë të pikturave. Piktorja e ka pranuar me shumë entusiazёm propozimin dhe kanë filluar punën duke gjetur mbështetje tek shoqata ‘’Singa’’. Ai kishte ardhur deri tek kjo ide, pasi që e kishte konstatuar që lexuesit kudo ishin mospërfillës ndaj poezisë krahasuar me zhanret e tjera të letersisë.
Përmes këtij projekti ata dëshirojnë ta nxjerrin poezin nga burgu i saj biblioteka dhe ta vëjnë në qendër të vëmendjes duke e bërë më joshëse përmes ilustrimit, pastaj për ta bërë pjesë të ekspozitave dhe në fund për ta varur nëpër dhomat e ndejave të shumë shtëpive dhe banesave. Ata mendojnë që në këtë mënyrë do ta riaktualizojnë poezinë, do ta ringjallin dëshirën për leximin e saj dhe do t’i frymëzojnë të tjerët për projekte të tilla.
Ky projekt është konsideruar si i rrallë për nga natyra e tij e veçant meqë përmes tij bëhet një martes artistike midis poezië dhe vizatimit.
Deri me tani poezit e ilustruara i kanë ekspozuar në pesë vende të Lionit në Francë: Maison des Etudiants, l’Université Lyon 1, Mairie 8eme (bashkia e 8 e Lionit), Place de Bellecour, Les Rancy- Maison pour tous dhe pritet te shfaqet edhe nëpër vende të tjera.
Në çdo ekspozitë ata kanë ofruar edhe një spektakël duke e lexuar poezin ‘’Unë quhem njeri’’ në gjuhën shqipe, franceze, angleze, italiane, spanjolle, turke, ruse, arabe, indiane, kineze dhe vetnjameze nga lexuesit që i kishin keto gjuhë amtare. Po ashtu vallja shqiptare ka qenë përherë prezente.
Malvina Barra dhe Ramadan Bozhlani e kanë nënshkruar edhe një kontrat me shtëpinë botuse në Paris „L’esprit du temps“, ku në mars të vitit 2020 pritet këto poezi të ilustruara ta marrin formën e librit.
Ky është fjalimi i Ramadan Bozhlanit në ekspozitën e fundit:
Mirësevini dhe faleminderit që erdhët në shtëpinë e poezisë së ilustruar!
Zemra e njeriut është atdheu i poezisë. Poezia e flet gjuhën e shpirtit. Që nga lindja e saj, ajo i ka ushqyer ndjenjat njerëzore.
Poezia është sharmi i jetës! Ajo i ka pasuruar fjalorët, zemrat dhe mendjet tona. Ajo e ka bërë njeriun më të ndjeshëm. Ajo i ka dhënë njeriut dinjitet. Ajo i ka shuar konfliktet, urrejtjet dhe luftërat. Ajo ka ndërtuar ura solidariteti midis njerëzve të të gjitha kontinenteve. Ajo është kënga e lirisë, e paqës dhe dashurisë. Kështu që ne kemi nevojë për të si për ajrin.
Për të gjitha këto arsyeje, ne e kemi realizuar këtë projekt i cili e forcon rolin e poezisë në jetën tonë të përditshme. Sepse, atë nuk duhet asnjëherë ta mbuloj pluhuri i harresës.
Sot, këtu, ne mund ta lexojmë dhe ta shikojmë imazhin e saj në hapësirën e një pikture. Midis jush, unë i shoh personazhet që dalin nga pikturat tona. Ata i kanë të gjitha ngjyrat njerëzore dhe flasin në të gjitha gjuhët e botës. Ata buzëqeshin edhe pse janë të mjerë, sepse misioni i tyre është ai i paqes.
Poezia e ilustruar është edhe më e fortë për të realizuar këtë projekt fisnik.
Poezia duhet të jetë himni i planetit tonë.
Në atdheun e Bodlerit dhe kudo, rroftë poezia e ilustruar! (Ramadan Bozhlani)





