Ekskluzive: Blic vizitë private e pronarit të „Dauti Komerc“ në Zvicër

Date:

10:14:23        2016-01-14

 

 

Kryetari i nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, afaristi i njohur shqiptar nga Maqedonia dhe drejtori i SH.A. „Dauti Komerc“, Xhemail Dauti po qëndron për një blic vizitë private në Zvicër. Gjatë një takimi spontan me redaktorin e „Shtegu.com“, Xhemaili nuk përtoi të flasë për rrethanat ekonomike në Maqedoni, me një theks të veçantë për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes „Dauti Komerc“ dhe USHT-së, të arriturat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si themelues i saj, ndihmat e shpërndara të kompanisë së tij etj. etj.

 

xhema

 

U bisedua gjithashtu edhe për ruajtjen e ambientit të pastër ekologjik, duke marrë si shembull fshatin Bojanë të Shkupit, përndryshe vendlindja e tij, në të cilin fshatarët janë vetëdijësuar në masë të madhe në këtë drejtim, duke ndarë mbeturinat e ndryshme në vendet përkatëse. Në bisedë e sipër, Xhemaili zbuloi edhe të mahniturit e tij për Zvicrën, si një shtet ku gjithçka është në vend të saj, gjithçka funksionon përmes ligjit, ndërsa i impresionuar nga vendparkimet e përpikta, ai premtoi se me tu kthyer në Maqedoni, përmes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, do të inicojë rregullimin e vendparkimeve në Maqedoni, në stilin zviceran, në mënyrë që të evitohen mosmarrëveshjet rreth këtij problemi.

 

12400522_1016911615033741_2514122241366280294_n

 

 

Përndryshe, “Dauti Komerc” nga disa të punësuar, është rritur në një kompani gjigante e cila sot numëron në Maqedoni afër 500 të punësuar.Kompania Dauti veprimtarinë e vet e ushtron edhe ne Kosovë, Malë të Zi dhe Shqipëri. Në këto 3 shtete ka të punësuar 350 të punësuar ku ka menaxhment të shkëlqyeshëm. (Shtegu.com)

 

 

BlaueZone

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...