Ekipi maqedonas i futbollit në Zvicër sanksionohet për shkak të dhunës në futboll
13:12:18 2017-09-12
Para disa ditësh, në ndeshjen kampionale të Ligës së katërt regjionale të Bernës në futboll, në mes të FC Rüschegg dhe FC Makedonija, janë shkaktuar skena të tmerrshme: Pasi gjyqtari shpeshëherë ishte slumuar nga lojtarët maqedonas, ndërsa ai i kishte ndëshkuar me katër kartonë të kuq, ndeshja është ndërprerë në minutën 77`. Dhuna vazhdoi në zhveshtore, ku tifozët maqedonas e goditën me disa grushta gjyqtarin, i cili u dërgua në spital për kontrolle të mëtutjeshme.
Tashmë, lidhur me rastin ka reaguar edhe Lidhja futbollistike Bern-Jura. Ndaj ekipit maqedonas, ajo ka shqiptuar dënim me të holla, ka pohuar Rolf von Gunten nga kjo organizatë, duke potencuar se dënimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Përpos dënimit në të holla, ekipi është dënuar edhe me sanksione sportive. Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes, FC Makedonija ia janë shtuar edhe 50 pikë dënimi. Më tej, dënime ka pasur edhe për shkak të katër kartonave të kuq, me ç`rast kanë pasuar edhe suspendime të lojtarëve, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“.
Një lojtar maqedonas është dënuar me tre muaj moslojë dhe tani klubi mbanë në regjistër 145 pika dënimi. E gjithë kjo vetëm pas katër ndeshjeve kampionale. Me këtë rast, ekipi maqedonas gjendet në vendin e fundit të tabelës së fair-play-it.
Sipas kryetarit të klubit, Orce Andonov këto sanksione nuk janë të mirëserdhura për ekipin, pasi i mungon kuadri, ndërsa i ka humbur edhe gjasat për ndonjë rang më të lartë. Ai nuk do t`i akceptojë sansionet ndaj klubit, duke paralajmëruar ankesë në instanca më të larta. Për momentin, për shkak të hetimeve të mëtutjeshme, policia e Zvicrës nuk jep informata më të hollësishme rreth rastit.