Marrëdhëniet e Maqedonisë me Turqinë nga këndvështrimi zviceran

66 Lexime

19:09:28                      2017-09-13

 

 

 

 

 

Maqedonia nuk është më krahinë osmane, por ndikimi turk sërish është i madh. Këtë e pohon një kritik i Erdoganit.

 

 

 

Nga Beogradi shkruan: Andreas Ernst

 

 

Më parë ishte më thjeshtë. Po që se ndonjëri nga Üskübi i largët pa arsye e ofendonte Sulltanin, governatori i krahinës i quajtur Vali, nuk hamendej gjatë dhe e sjellte të akuzuarin para Kadisë (gjykatës), i cili e dënonte. Sot, situata është më e komplikuar. Üsküb tashmë quhet Shkupi dhe nuk është më kryeqytet i krahinës osmane Kosova, por i Republikës së pavarur të Maqedonisë.

 

 

 

Por, edhe sot e kësaj dite ndodhë që udhëheqësi turk të ofendohet. Megjithatë, nuk bëhet më fjalë për Sulltanin, por për kryetarin turk, Erdoganin. Një qytetar me shtetësi të dyfishtë turko-maqedonase, para pak kohësh, nga Gjykata themelore e Shkupit u dënua me 400 euro gjobë. Ai u denoncua nga ambasadori turk, pasi përmes një postimi në Facebook e kishte ironizuar Erdoganin.

 

 

 

Rasti zgjoi reagime në vend. Kritikët jo vetëm që me këtë e shohin në rrezik lirinë e mendimit të lirë, por edhe sovranitetin e vendit, i cili tashmë nuk është krahinë osmane. Por, kjo nuk është risi në vendet e pavarura së shpejti, shkruan „NZZ“, njofton „Shtegu.com“. Maqedonia me shumicë krishtere e ortodokse, ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Për këtë, Stambolli është duke përforcuar ushtrinë dhe e përkrahë vendin në kontestin me Greqinë. Kur në vitin 2016, pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, Erdogani i urdhëroi vendet ballkanike që t`i mbyllë shkollat e Organizatës Gylen, dukej se Maqedonia ishte menjëherë e gatshme të zbatojë urdhërin. Por, nuk ndodhi asgjë, pasi shumë politikanë fëmijët i arsimonin atje. Pas kësaj, Erdogani e ndërpreu marrëveshjen për nostrifikimin reciprok të diplomave.

 

 

 

Duket se dënimi i përdoruesit të Facebook-ut, kur e ironizoi Erdoganin, nuk ka pasur kuptim. Por, ai u dha të drejtë maqedonasve dhe ata e sollën të akuzuarin para këmbëve të „Sulltanit“.