Edhe një gjakderdhje ka tronditur Austrinë, shqiptari plagosë ish bashkëshorten kroate me thikë
13:50:05 2017-12-08
Një dramë e rëndë familjare ka ndodhur në Linz-Auwiesen të Austrisë. Rreth orës 11.15 të ditës së enjte, një shqiptar ka hyrë në një shitore të qendrës tregtare në Auwiesen. Në prani të shitëseve të trishtuara, ai e ka sulmuar kolegen e tyre, ish bashkëshorten. Ajo ka filluar menjëherë të vrapojë për tu larguar, por ai fillimisht e godet me një pistoletë frikësuese, më pas e therë me thikë në pjesën e barkut, kanë rrëfyer dëshmitaret e rastit për ish bashkëshorten e tij, një shtetase kroate, shkruan „Krone“, përcjellë „Shtegu.com“. Hetimet janë në rrjedhë e sipër!
Dyshohet ser konfliktit në këtë shitore i ka paraprirë një zënkë e gjatë martesore. Shqiptari ka qenë edhe më parë i njohur për brutalitet dhe i varur nga konsumimi i lëndëve narkotike. Me muaj të tërë thuhet se e ka ngacmuar ish bashkëshorten. Me këtë rast, gjithnjë temë kryesore kanë qenë dy fëmijët e çiftit, një djalë trevjeçar dhe një vajzë nëntëvjeçare.
Pas gjakderdhjes, shqiptari 35-vjeçar është arratisur dhe për herë të fundit është vërejtur në Enns. Policia austriake e ka siguruar çerdhen e fëmijëve dhe shkollën, në të cilat fëmijët e tyre në atë moment kanë qenë duke vijuar aktivitetet shkollore. Policia ka organizuar një kërkim të madh, ndërsa e plagosura është dërguar në spitalin më të afërt. (Shtegu.com)