Arkitektja zvicerane bëhet rast social, ja historia e saj e dhimbshme
16:14:41 2017-12-08
Plotë 570.000 persona në Zvicër jetojnë në varfëri, gjithashtu edhe familja e arkitektes zvicerane Kathrin L. Ajo rrëfen se si është shndërruar në rast social.
Një banesë personale me kopsht të madh në Kantonin Graubunden, një automjet banimi, një motoçikletë, katër fëmijë: Për familjen zvicerane L. jeta idilike mikroborxheze ishte e mrekullueshme. Nëna Kathrin (38), punonte 60 për qind si arkitekte, bdërsa bashkëshorti menaxhonte një agjenci reklamuese të veten. „Ishim të lumtur, të pavarur financiarisht dhe të gatshëm për ta përmbushur ëndrrën e një familjeje të madhe“.
Por, kjo ëndër filloi të zbehet në vitin 2012, kur bashkëshorti i saj për herë të parë i reflektoi shenjat e stërlodhjes dhe pafuqisë. „Ishte shumë i lodhur për tu përkujdesur për fëmijët apo për të ndihmuar në amvisëri“, pohon Kathrin L.
Me këtë filloi një faqe e re e historisë familjare që e detyroi Kathrin të shndërrohet në rast social. Ajo e këshilloi bashkëshortin që të reduktojë punën, gjë që edhe e bëri, por brengën e tij mundohej ta zbuste me konsumim të alkoolit. „Dikur, pasi i humbi plotësisht forca për të punuar dhe nuk fitonte asgjë, është dashur t`i shesim të gjitha, bile edhe banesën tonë“.
Gjatë kësaj kohe, Kathrin ka bërë përpjekje që të gjithë barrën ta mbajë mbi vete. Ajo përkujdesej për fëmijët dhe duke i falënderuar mirëkuptimit të punëdhënësit, ka mundur të punojë në mbrëmje edhe më tej si arkitekte. „Të hollat nuk na mjaftonin dhe unë isha e stërngarkuar“. Ajo e ndërmori edhe hapin e fundit të shpëtimit duke udhëtuar me familje nëpër Tajlandë, për pesë muaj me radhë, me shpresë se kursimet e fundit do t`i ndihmonin në normalizimin e hendekut të krijuar.
Pas kthimit në Zvicër, depresioni i bashkëshortit sikur e bëri për vete, ndërsa ai refuzontë të kurohej. „Ky ishte kulmi, nuk kisha më forca dhe u dashtë të ndahem nga ai“.
Tani ajo u bindë se edhe të punosh, edhe t`i rritësh katër djemtë, nuk shkon më, ndërsa për shkak të sëmundjes, ish bashkëshorti i saj nuk është në gjendje t`i paguajë alimente për fëmijë. „Ishte shumë e vështirë ta pranoja se nuk mund t`i kundërvihem personalisht kësaj situate dhe se më nevojitej ndihmë sociale“. Për shkak të krenarisë që kishte, ajo hezitoi për një kohë të gjatë t`i drejtohej entit social: „Më dukej vetvetja si një parazit që jeton në kurriz të të tjerëve“.
Tash e dy vite, familja zvicerane është duke jetuar në rajonin Bodensee nga ndihmat sociale, e cila pas heqjes së qerasë dhe sigurimit, jeton me 2.386 franga zvicerane, shkruan „20 Minuten“, përcjellë „Shtegu.com“. Qeranë dhe sigurimin shëndetësor e kanë marrë përsipër autoritetet përkatëse. „Të hollat i menaxhoj me shumë kujdes“, rrëfen Kathrin L.
Ajo blenë mish vetëm kur është në lirim, ndrësa bujqit ia lënë para dere mollët. Për fat të mirë, edhe fqinjët i kanë dhuruar thasë me veshmbathje. Ajo as që mund të ëndërrojë pushime të shtrenjta me fëmijët. „Në pushime mund të shkojmë vetëm po që se na finacon ndokush apo kur na përkrahin të afërmit tanë“.
Me këto të holla, kjo familje zvicerane tashmë është mësuar dhe e kalon disi muajin. Por, përkundër kësaj, kjo sasi e të hollave gjithnjë shkakton konflikt me 4 fëmijët e moshës prej 5 deri 12-vjeçare. „Gjithnjë më kërkojnë ndonjë smatphone, ndonjë lojë kompjuterike të dashur apo ndonjë vizitë në McDonald’s, të cilat bashkëmoshatarët e tyre i kanë, ndërsa unë nuk mund t`ua ofroj“, vazhdon Kathrin.
Edhe për festat e fundvitit lista e dhuratave të fëmijëve është e gjatë, por se ajo nuk mund t`ua plotësojë dëshirat.
Kathrin L. tani është e lumtur kur e kujton të kaluarën, duke ndërmarrë guximin për të marrë ndihma nga enti social. „Pa këto ndihma nuk do t`ia dilja. Ndjehem e privilegjuar që mund të marr ndihma nga enti social dhe jam shumë mirënjohëse për përkrahjen që kam“.
Edhe përpos kësaj, tek ajo vërehet një shqetësim dhe i duket vetja se është duke kërkuar lëmoshë dhe se nuk mund të ndajë asnjë cent për moshën e saj të pensionimit. „Po të më jeper mundësia që përsëri të punoj, një pjesë të ndihmës sociale do ta ktheja“.
Për të ardhmen, Kathrin L. do që fëmijët e saj ta përjetojnë me sa më pak dhimbje ndarjen nga babai. Ndërsa për vetveten: „Do të doja që vendbanimi ynë në fshat të shndërrohej në vendlindje dhe që sa më parë të ngrihem në këmbët e mia për të fituar personalisht të hollat“. (Shtegu.com)