E vretë dasmorin me thikë, maqedonasi përgjigjet para Gjykatës gjermane

Date:

09:26:16                 2018-01-29

 

 

Nga fundi i javës së kaluar, një person është paraqitur para Gjykatës rajonale në Tübingen të Gjermanisë, pasi gjatë një dasme në Riederich kishte kryer vrasje me thikë.
Gjatë gazmendit familjar në korrik të vitit të kaluar, një shtetas 35-vjeçar i Maqedonisë është zënë me një bashkëkombas te vetin 30-vjeçar, duke nxjerrë papritmas një thikë me të cilën e ka goditur në pjesën e sipërme të trupit, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Një ditë më vonë, viktima ndërron jetë, shkruan „Tag24“, përcjellë Shtegu.com. I arratisuri që fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, më vonë është arrestuar.
Sipas policisë gjermane, motivi i këtij krimi qëndron në zënkat që të dy familjet nga Maqedonia kanë pasur me vite të tëra. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...