E vret gruan me mbathëse të këpucëve, dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burg

Date:

Një kosovar tani 67-vjeçar, e ka vrarë gruan e tij me një mbathës këpucësh në vbitin 2019. Gjykata e rrethit e St. Gallenit e dënoi me burg prej gjashtë vjet e gjysmë për vrasje në afekt

Sipas vendimit të së martës, i dënuari, i cili me prejardhje është nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.

I dënuari erdhi në Zvicër në vitin 1974 dhe punoi në ndërtimtari. Ai më vonë transferoi familjen e tij për t’u bashkuar me të dhe tashmë disa vite është në pension. Për një kohë të gjatë, marrëdhëniet familjare ishin të pacënueshme. Dhuna në familje nuk ishte çështje, tha prokurori në seancë.

Babai i pesë fëmijëve u përshkrua si një person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues. Kur i fundit nga fëmijët u zhvendos nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënet në mes çiftit u përkeqësuan. Gruaja, e cila u përshkrua nga fëmijët si impulsive, thuhet se e kishte fyer burrin e saj gjithnjë e më shpesh dhe gjithnjë e më shumë.
Burri e duroi këtë veprim për një kohë të gjatë dhe qëndronte gjithmonë i qetë. Ai shpresonte që fyerjet do të ndaleshin në ndonjë moment, i tha ai gjykatës, transmeton Shtegu.com. Në vitin 2019, megjithatë, pas një ofendimi tjetër nga gruaja e tij, ai humbi plotësisht toruan. E mori nja mbathës këpucësh prej metali të gjatë 56 centimetra dhe e goditi viktimën midis 20 dhe 30 herë. Nga plagët e saj të rënda, gruaja vdiq.

Burri e thirri policinë e cila e arrestoi pa ndonjë rezistencë. Ai më vonë shpjegoi se nuk donte ta vriste gruan e tij. Në gjyq, ai tha se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur, por se nuk e dinte se çfarë po ndodhte në kokën e tij gjatë kohës së krimit.

Prokurori publik foli për një veprim të qartë emocional, i shkaktuar nga provokime dhe fyerje të vazhdueshme nga gruaja. Ai kishte një „emocion të dhunshëm që ishte i arsyeshëm sipas rrethanave“, siç është tipike për vrasje. Akti ishte jashtëzakonisht brutal.

Prandaj, prokurori kërkoi një dënim me shtatë vjet burg. Kodi penal parashikon një vit deri në dhjetë vjet për vrasje në afekt. Avokati mbrojtës u lut për një dënim shumë më të butë: dënimi me kusht me dy vjet burg do të ishte i përshtatshëm. Ndër të tjera, duhej t`i hiqej edhe urdhëri për dëbim nga Zvicra.

Burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij. Situata në të cilën ai doli nga kontrolli ishte provokimi nga viktima. Burri nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë. Pas faktit, ai menjëherë thirri policinë, duke thënë se nuk kishte mohuar asgjë.

Me vendimin e saj, gjykata kryesisht ndoqi argumentet e prokurorisë. Akti ishte „shumë brutal“, edhe nëse ka ndodhur në një ndikim të kuptueshëm dhe të arsyeshëm, tha kryetari i gjykatës.

Edhe vendimi për ta dëbuar nga Zvicra, është i arsyeshëm. Pas 46 vitesh qëndrim në Zvicër, personi i dënuar nuk është plotësisht i integruar dhe flet dobët gjermanisht. Seanca gjyqësore u përkthye në shqip nga një përkthyes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...