Çfarë keqkuptimi! Një kosovar nga Grazi i Austrisë (45), mendoi se vajza e tij 20-vjeçare ishte tërhequr me dhunë në një veturë të çuditshme dhe rrëmbyer para syve të tij në Steiermark. Ai më pas e ndoqi veturën për 50 kilometra. Në realitet, vajza e tij ishte në shtëpi dhe nuk e kishte dëgjuar telefonin. Vajza „e gabuar“ dhe shoqi i saj, i cili po drejtonte automjetin e supozuar të rrëmbimit, u tmerruan
Nga fillimi: Të hënën në mbrëmje, vajza 20-vjeçare e 45-vjeçarit po vizitonte prindërit e saj në Graz-Strassgang. Kur atë natë ajo shkoi në shtëpi, po binte shi, shkruan „Krone“. Babain e brente ndërgjegja dhe donte ta çonte në banesën e saj. Por ai nuk e gjeti dhe papritmas pa një grua të re që dukej sikur vajza e tij, që ishte futur në një veturë të zezë me dhunë.
Dhe kështu filloi zinxhiri i mosmarrëveshjes: Kosovari nga Grazi e ndoqi veturën dhe u përpoq disa herë të ndalonte automjetin e rrëmbyesve të pretenduar. Vozitësi i ri (19) u tmerrua dhe e kaploi paniku, informon Shtegu.com. Ai nuk e dinte përse Audi po e ndiqte nga pas dhe ai gjithashtu e shkeli gazin. Babai i shqetësuar e lajmëroi policinë dhe djalin e tij, i cili gjithashtu u involvua në ndjekje.
Pasi ishte informuar edhe policia, ajo më në fund e ndaloi Mercedesin në rrugën „ëiener Strasse“ në Graz rreth orës 23.30. Megjithatë në veturë nuk ishte 20-vjeçarja, por një 19-vjeçare krejtësisht e papërfshirë dhe i dashuri i saj në të njëjtën moshë.
“Në këtë kohë, vajza e vërtetë ishte mirë në apartamentin e saj. Pasi nuk mund të merrej me telefon për momentin, 45-vjeçari kishte ndjenjën e konfirmimit të supozimin të tij të rrëmbimit”, tha Markus Lamb nga zyra e shtypit e policisë. „Sipas gjendjes aktuale të hetimit, mund të supozohet se një rastësi e rrethanave fatkeqe rezultoi në një keqkuptim përfundimtar ose një përzierje e identifikimit“.

