E TMERRSHME: Banorët e Vërtekicës të lënë nën mëshirën e fatit, projektet i realizojnë me mjete të tyre financiare
21:23:58 2019-06-26
Se shteti është duke u përkujdesur për zbrazjen e trojeve shqiptare, dëshmon edhe një shkrim i profilit të fshatit Vërtekicë, i cili ka publikuar një postim me të dhënat për donatorët vullnetarë për rimëkëmbjen e infrastruskturës së fshatit. Ja edhe postimi në tërësi:
„ELHAMDULILAH.
RAPORT
Sot përfundoi me sukses bekatonizimi i dy pjesëve të rrugës në fsh.Vërtekicë.
Falenderojmë donatorët, lusim Allahun që t`ua shton pasurinë dhe t`u jep shëndet.
Për vitin 2019.në fsh Vërtekicë jam zhvilluar disa aktivitete.
1.Rrethimi i shkollës, beton, shtylla dhe rrjet=300€
2.Bekatonizimi i rrugës nga Banja deri te shtëpia e Sulës dhe nga xhamia=23.000€
3.Tamponimi i rrugës së Varrezave=9000€
4.Bekatonizimi i rrugës te Xhade prisht=5000€
GJITHSEJ investim=37.300€
Gjith këta punë jan bërë me ndihma të banorëve të Vërtekicës pa asnjë llojë ndihme nga pushteti lokal, komuna apo pushteti qendror.
NE VAZHDOJMË.“, përfundon shkrimi në fjalë.
Përndryshe, fshati Vërtekicë gjendet në rajonin e Karshiakës së Shkupit, gjegjësisht në rrafshin e malit Kitkë. Kufizohet me fshatrat Studeniçan (4 km), Gaber (2.3 km) dhe Pagarushë (1.2 km) ndërsa i takon Komunës së Studeniçanit. Largësia nga qendra e qytetit të Shkupit është afër 15 km.
Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë që është kryer në vitin 2002, fshati Vërtekicë numëronte 111 banorë , ndërsa aktualisht në fshat jetojnë mbi 200 banorë kurse numëron diku reth 30 shtëpi.