E pazakonshme: Gjykatësi e uron Demir Ahmetin për vendimin e marrë
15:07:30 15:07:33
Një person është ulur në timon, duke shkaktuar një aksident dhe vazhdon më tej, pa u ndalur. Kjo i ka kushtuar atij 5 mijë franga zvicerane, ndërsa gjykatësi e ka penguar nga më e keqja. Demir Ahmeti* (emër i shpifur nga redaksia) nuk u ka besuar syve të tij, kur gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar e ka hapur fleturdhëresën e Prokurorisë publike. Për aksidnetin e tij të shkaktuar në korrik, ai është dashur të paguajë 5.210 franga zvicerane.
Atëbotë, shtetasi 53-vjeçar maqedonas nga rajoni i Lenzburgut, ishte përplasur në një shtyllë betoni të një shenje komunikacioni, në realionin në mes të Othmarsingen dhe Mägenëil. Shtylla ishte shkatërruar, ndërsa Demiri kishte vazhduar më tej, e parkon veturën në një vendparkim dhe vazhdon rrugën në këmbë deri në shtëpi. Më pas, zilja e derës cinëgrron, para saj, policia zvicerane.
Prokuroria publike e akuzon Demirin për disa delikte të ndryshëm: Ai ka vozitur veturën në gjendje të stërlodhur dhe para se të shkaktojë aksidentin e ka zënë gjumi. Pasi e ka shkaktuar aksidentin, Demiri nuk është lajmëruar në polici, duke provokuar automatikisht një provë të urinës dhe konsumimit të alkoolit, gjë që në Zvicër është akt penal. Gjithashtu edhe gomat e veturës kanë qenë të konsumuara.
Prokuroria e ka dënuar shtetasin maqedonas me një dënim në të holla prej 3.500 frangash. Plus kësaj, ai është dënuar me shpenzime për veprat penale në një shumë prej 1.400 franga dhe shpenzimet policore prej 310 franga, që gjithsej arrijnë shumën prej 5.210 franga. Përpos kësaj, Demiri është dënuar edhe me dënim me kusht prej 13.200 franga.
Demiri nuk ka mundur t`i paguajë 5.210 franga. Për këtë, ai është ankuar pranë Gjykatës së rrethit të Lenzburgut, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com. Gjatë kësaj jave, në seancën gjyqësore, para gjykatësit Daniel Aeschbach ai ka deklaruar: „Unë kam gabuar, por dënimi është shumë i lartë“. Ai ka shumë borxhe dhe për shkak të rrogës së reduktuar nga instancat e përmbaruesit, ai është duke jetuar me një ekzistencë minimale. „Nuk mund të paguaj kaq shumë dënim“. Një dënim nga gjykata do të mund t`i shkaktonte më tepër pasoja të rënda, pasi do t`i rrezikohej konfiskimi i patentë shoferit, ndërsa shefit të tij kjo gjë nuk do t`i pëlqente aspak. Demiri ka sinjalizuar se është duke u frikësuar për humbjen e vendit të punës.
Me këtë rast, gjykatësi Daniel Aeschbach, ka theksuar: „Dënimi i përshtatet rastit“, por ai është përkujdesur që i njëjti të jetë sa më i butë. Aeschbach e ka këshilluar: „Ju mund ta tërhiqni edhe më tej ankesën dhe ta akceptoni dënimin. Me këtë, ju do t`iu mënjanoheni të gjitha shpenizimeve gjyqësore dhe do të paguani vetëm 400 franga dënim“. Të njëjtën gjë e bëri Demiri, ndërsa gjykatësi Aeschbach e uron: „Për këtë vendim, unë vetëm mund t`ju përgëzoj“.