E PABESUESHME: Kthesë në procesin gjyqësor në Austri, shqiptari lirohet nga akuza – dënohet hetuesi policor

49 Lexime

00:53:14                  2017-01-15

 

 

 

 

 

Një trafikant shqiptar 27-vjeçar i lëndëve narkotike nga Salzburgu i Austrisë, ishte akuzuar se së bashku me shokët e vet, një hetuesi policor të drogës, ia kishte vjedhur më shumë se 100 mijë euro. Por, në vendimin e Gjykatës austriake thuhet se hetuesi policor kishte dhënë deklarata të pavërteta. Me këtë rast, shqiptari është liruar nga akuza për trafikim të lëndëve narkotike.

Në aktakuzë thuhej se shqiptari është dashur t`i ofrojë hetuesit policor shtatë kilogramë heroin, të dhëna këto të bazuara sipas deklaratave të hetuesit policor, që në fakt kanë qenë të pavërteta, kanë dëshmuar nga Prokuroria austriake, njofton „Shtegu.com“ dhe me këtë rast, gjykatësi austriak e ka liruar shqiptarin nga vepra penale „trafikim i lëndëve narkotike“.

Pas gjithë kësaj, avokati penal Kurt Jelinek, ka paraqitur një kallëzim penal për „abuzim të profesionit“ ndaj hetuesit policor, i cili edhe para Gjykatës ka deklaruar të pavërteta.

Por, sipas Gjykatës, shqiptari i liruar nga akuza e lartpërmendur, nuk ka qenë tërësisht i pafajshëm, pasi ai e ka drejtuar veturën me të cilën ai dhe shokët e vet, ia kishin vjedhur 100 mijë euro hetuesit policor. Për këtë vepër, shqiptari është dënuar me 12 muaj burg, katër prej të cilëve me kusht. I akuzuari kryesor është arrestuar në Greqi, ndërsa 100 mijë eurot e vjedhura ende nuk dihet se ku janë zhdukur.