Baresha shqiptare lëndohet nga „delja e zezë“ e kopesë së bardhë
18:13:11 2017-01-14
Se në çdo kope ka ndonjë „dele të zezë“, këtë e ka përjetuar një bareshë shqiptare, duke përjetuar lëndime të mëdha. Një turist gjerman ka incizuar rastësisht një video të sulmit të dashit.
Klipi besohet se është incizuar në verë të vitit 2014, por tani ka marrë dhenë dhe është bërë hit në internet.
Sipas përshkrimit të videos, një turist i panjohur gjerman, së bashku me një person tjetër, duke udhëtuar nëpër Shqipëri rastëisht ka hasur në një kope dhensh të udhëhequra nga një bareshë shqiptare.
Fillimisht, vetura e turistëve gjermanë është „përshëndetur miqësisht“ nga një qen roje, e më pas gjithçka është zhvilluar shumë shpejt:
Kopeja e trembur shihet duke vrapuar nëpër rrugë, ndërsa më pas, një dash i vërsulet bareshës duke e goditur prapa. Në video dëgjohet turisti gjerman, duke thënë „në dreq të mallkuar (scheisse)“.
Vetëm disa sekonda më vonë, dashi përsëri e godet bareshën e gjorë, duke i shkaktuar lëndime serioze, por kjo nuk i ka mjaftuar dashit dhe përsëri i është vërsulur bareshës, shkruan „TAG24“, njofton „Shtegu.com“. Vetëm pas kësaj ngjarje turistët gjermanë i kanë dalë në ndihmë bareshës, duke i bërtitur dashit me zë të lartë, ndërsa baresha e ka mbajtur kokën nga dhimbjet e mëdha.
Se sa kanë qenë lëndimet serioze, mbetet e paqartë, por sipas videos mund të supozohet se janë lëndime të rënda. Regjisori i kësaj videoje, në Youtube ka postuar: „Duhet të jemi gjithnjë të përgatitur se çfarë mund të na ndodhë në çdo moment“.
Videoja tashmë është shikuar nga rreth pesëdhjetë mijë vizitorë, ndërsa një person ka shkruar: „She died in the hospital rip“ (Baresha ka vdekur në spital, pusho në paqe). Por, një gjë e tillë, asnjëherë nuk është vërtetuar.
Një rjetër vizitor ka shkruar se dhentë janë frikësuar nga prania e veturës dhe janë bërë agresive.