Screenshot
Një aksident i rëndë pune ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15.15 në rrugën „Galvanistrasse“ në Bolzano Sud, shkruan „Stol“, përcjell Shtegu.com.
Një punëtor 57-vjeçar i kantierit me shtetësi shqiptare, ka rënë nga lartësia prej 5 metrash përderisa po punonte dhe ka pësuar lëndime të rëndë.
Ekipi i urgjencës i Kryqit të Bardhë të Bolzanos i ka dhënë ndihmën e parë dhe të lënduarin më pas e ka dërguar në spital në kryeqytetin e krahinës.

