Dueti i ri sulmues shqiptar, përforcim për FC Aarau-n e Zvicrës

89 Lexime

19:14:17             2019-08-12

 

Që nga fillimi i përgatitjeve për sezonin, Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani po stërviten në FC Aarau. Shpejt u bë e qartë: Përgjegjësit e ekipit duan ta kenë në radhët e veta duetin sulmues shqiptar, ndërsa edhe ata duan të luajnë për këtë ekip.

Por për shkak se Balaj dhe Rrudhani vijnë nga Kosova që do të thotë nga një vend i tretë, janë dashur sqarime më të hollësishme nga zyra e migracionit, për lejen e punës.

Të paktën Balaj ka marrë dritën jeshile. Në vendlindja, 19-vjeçari luajti për kampionin e trefishtë kombëtar KF Besa Pejë, ku në ekipin e parë u integrua në vitin 2016, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Në sezonin e kaluar, ai shënoi 14 gola (në 22 ndeshje). Kohët e fundit, ai mori pjesë për ca kohë në stërvitjet e ekipit në Brügglifeld dhe u angazhua në disa ndeshje kontrolluese. Për FC Aarau, Balaj ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021 dhe tashmë ka të drejtë të luajë të enjten në mbrëmje në Chiasso.

Në ndërkohë është bërë e ditur se FC Aarau e ka angazhuar në radhët e veta edhe lojtarin tjetër shqiptar, Donat Rrudhani që ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023. Për herë të fundit, kosovari 20-vjeçar ka luajtur për FC Black Stars Basel.

I rritur në Francë, Rrudhani luajti te pasardhësit e CO Langres dhe FC Brunstatt, para se të transferohej në Zvicër. Aty, kosovari gjatë një viti luajti për AS Timau Basel (liga e dytë ndërajonale) dhe klubit të parë të divizionit FC Black Stars, ku ai pati meritë në sezonin e kaluar me 15 gola, në inkuadrimin e ekipit në Ligën e Promovimit. Anësori 20-vjeçar ka stërvitur me skuadrën e parë që nga fillimi i përgatitjes dhe ka qenë në gjendje të provojë cilësitë e tij sulmuese me shtatë gola në katër ndeshjet e fundit kontrolluese me fanellën e FCA.