“Drejtori misterioz” te filmi i ri “Fast & Furious” mund të jetë inteligjenca artificiale

Date:

“Fast & Furious: Hobbs & Shaw” aktualisht po shfaqet nëpër kinematë dhe nëse e keni parë atë, e dini që ky episod po e çon këtë franshizë më shumë kah zhanri fantastiko-shkencor.

Në këtë episod, rolin kryesor negativ (Brixton) e ka aktori i famshëm, Idris Elba, por kërcënimi kryesor është organizata “Eteon”, e udhëhequr nga “Drejtori misterioz” të cilin s’mund ta shohim, por vetëm ta dëgjojmë përmes zërit të shtrembëruar (që e flet Ryan Reynolds), shkruan digitalspy.

Ende nuk dihet se kush është “Drejtori misterioz”, por regjisori David Leitch ka folur në lidhje me këtë.

Duke folur për “Empire”, Leitch tha: “Unë e di se kush është. E kemi mbajtur atë nën ‘ambalazh’ dhe mendoj se kjo ka ardhur për arsye se ndoshta po dëshirojmë ta ndryshojmë se kush është ‘Drejtori’. Por, a mund të jetë person? Po. A mund të jetë AI (Inteligjenca Artificiale)? Po. Mund të jetë shumë gjëra”.

Sipas spekulimeve më të fundit, “Drejtori” mund të jetë Keanu Reeves – e kjo do të ishte një shtesë interesante në franshizën “Fast & Furious”.

Duke u zgjeruar në mendimet e tij të shumta rreth AI-së, regjisori shtoi: “A do të jetë teknologjia fundi ynë? Doja të mbaja organizatën nën hije, në kuptimin e asaj që ne mund ta ndërtojmë atë në të ardhmen, por kemi të bëjmë shumë me teknologjitë e avancuara, me AI-në, me temat klasike në filmat fantastiko-shkencorë”, transmeton Koha.net.

“Kemi aftësinë të bëjmë gjërat që janë speciale dhe kreative, gjëra që një kompjuter kurrë nuk do të mund t’i bëjë. Përndryshe, ne do të konsumohemi. E kjo është ajo gjëja negative aktualisht”, përfundoi ai.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...