Drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup, Sabahudin Rustemi jep dorëheqje

Date:

Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Sabahudin Rustemi, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij për arsye morale.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Asmir Alispahiq, në një deklaratë për media pas marrjes në pyetje në Gjykatën Penale, e cila caktoi paraburgim 30-ditor për Rustemin dhe udhëheqësin e sektorit të mbeturinave, Aki Saiti, për shkak të “rrezikut të ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë së përsëritjes së veprës”.

Sipas avokatit Alispahiq, dorëheqja e Rustemit nuk lidhet me ndonjë ndjenjë përgjegjësie për situatën me mbeturinat në Shkup, por ka për qëllim të shmangë çdo ndikim mbi hetimet.

“Dorëheqja e tij është bërë pas konsultimeve dhe koordinimit me ne si mbrojtës. Ky është një akt që do të mundësojë zhvillimin e papenguar të hetimit, me synim që të dëshmojmë se ai nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka ushtruar ndikim në ndonjë mënyrë mbi procedurën hetimore,” – deklaroi mbrëmë Alispahiq.

Ai shtoi se mbrojtja posedon një numër të madh provash, të cilat do të vërtetojnë se Rustemi ka ndërmarrë veprime konkrete për të siguruar mekanizimin e nevojshëm, ka kërkuar burime shtesë dhe punësime, por kërkesat e tij nuk janë miratuar nga bordi drejtues.

Rustemi u emërua drejtor i “Higjienës Komunale” nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në fillim të këtij viti.

 

 

Ndërkohë, Gjykata Themelore Penale e Shkupit pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh për dy drejtues të ndërmarrjes, për shkak të dyshimeve për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, sipas nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe me Programin operacional për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale, duke shkaktuar deponi të vogla ilegale në hapësira publike dhe rrugë të Shkupit.

Inspektimet e jashtëzakonshme dhe ekspertët e Institutit për Shëndet Publik kanë konfirmuar se ky menaxhim i pakujdesshëm i mbeturinave ka ndotur tokën, ajrin dhe ujin, duke krijuar rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...