Drejtësia gjermane: Shqiptari therë dy tunezienë nga xhelozia ?!

41 Lexime

08:55:48          2016-03-02

 

 

 

 

Filloi si një festë, ndërsa përfundoi me një gjakderdhje. Pasi shqiptari 19-vjeçar, Klajdi S. në shtator të vitit të kaluar, nga xhelozia i kishte therë dy tunezienë, duke u shkaktuar plagë të rënda, që nga e marta ai ka dalë para trupit gjykues të Gjykatës së rrethit në Chemnitz të Gjermanisë.

 

 

 

Ngjarja kishte ndodhur një të enjte, në rrugën „Lützoëstrasse“: Së bashku me shoqe gjermane, dy tunezienët kishin qenë duke festuar „Kurban Bajramin“ në oborrin e një shtëpie. Papritmas paraqitet një grup shqiptarësh.

 

 

messerattacke_10-8f4333f5

 

Disa javë më herët ishte shkaktuar një zënkë në mes tyre për shkak të një vajze, ndërsa tashmë xhelozia kishte arritur kulminacionin duke eskaluar situata. Dëshmitarja Emily ë. (18): „Fluturonin shishet, unë shihja vetëm gjak“. Në fund, dy persona mbetën të shtrirë përtokë: Omar C. (24) dhe Marëen Z. (25), me lëndime të rënda trupore, ndërsa shqiptarët kishin ikur, shkruan „mopo.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Nancy K. (30) dhe miku i saj Felix R. (23) në atë moment kishin qenë duke kaluar andej pari me veturë: „Ne e alarmuam menjëherë polcinë dhe më pas jemi përkujdesur për të plagosurit“. Omar C. shpëtoi vetëm pas një operacioni urgjent, ndërsa edhe Marëen Z. ishte dashur të dërgohet në spital, me plagë të rënda.

 

 

 

Pak më vonë, në një qendër strehimore për azilantë, policia gjermane e kishte arrestuar Klajdi S., pasi dëshmitarët e kishin njohur përmes xhaketës së tij kuq e zi. Gjithashtu ishte gjetur edhe arma e përdorur, një thikë e kuzhinës.

 

 

 

I akuzuari, gjatë ditës së martë ka heshtur, ndërsa të enjten pritet të rrëfejë për ngjarjen. Që nga kryrerja e aktit, ai është në paraburgim, ndërsa i kërcënohen dhjetë vite burg.