Drejtësi: Tifozi shqiptar i Milanit vret një tifoz shqiptar të Interit
16:21:16 2016-07-05
Një shqiptar 22-vjeçar është dënuar me gjashtë vite burg, nga Gjykata e rrethit e Kölnit në Gjermani. Në krahasim me Prokurorinë e cila e akuzonte për vrasje nga pakujdesia, duke kërkuar shtatë vite burg, trupi gjykues e shpalli fajtor për shkaktim të lëndimeve trupore, me pasojë vdekje.
Njëzetedyvjeçari kishte banuar pjesërisht në një qendër strehimi në Pulheim, pasi kohën e shumtë e kalonte tek e motra në Kerpen, apo tek vëllai në Krefeld. Më 24 shkurt të këtij viti, ai kishte shkuar në Pulheim, për të kontrolluar postën dhe disa dokumente të rëndëshëm. Pak pas orës 20.00 duke dashur të shkojë te stacioni trenit, për tu kthyer tek i vëllai, ai takohet me një grup prej tre të rinjësh, në mesin e të cilëve edhe viktima e mëvonshme 26-vjeçare, gjitashtu shqiptar.
Gjatë takimit të tyre, lindë një zënkë e ashpër verbale lidhur me futbollin. Shqiptari 22-vjeçar njihej si tifoz i flaktë i AC Milanit, ndërsa viktima i Interit nga Milano. Pas shkëmbimit të fjalëve filluan të goditen edhe me grushte, ndërsa 26-vjeçari e kishte ofenduar, shtyer dhe rrahur, shkruan „Kölnische Rundschau“, njofton „Shtegu.com“.
Pas goditjes me kokë, i akuzuari e kishte nxjerrë nga çanta e tij një thikë, duke e goditur viktimën një herë në krah dhe më pas edhe në pjesën e majtë të zemrës, pa paralajmërim. Si pasojë e goditjes së dytë, shqiptari 26-vjeçar kishte ndërruar jetë. Me këtë vendim, trupi gjykues e kishte pranuar kërkesën palës mbrojtëse, ndërsa i dënuari e pranoi dënimin kokulur.