Djaloshi shqiptar nga Zvicra mahnitë botën me shpikjen e robotit të shahut

53 Lexime

17:02:44                  2018-01-26

 

 

Në shikim të parë duket si një tavolinë e zakonshme shahu. Por, ajo që kanë zbuluar maturantët Altin Aliçkaj dhe Dominic Bieri, që të dy të moshës 20-vjeçare në të vërtetë është kompjuter shahu, një lojë në tavolinë e cila mund të luajë e pavarur kundër një personi.

Që të dy njëzetvjeçarët, robotin e shahut e kanë zbuluar gjatë punimit të maturës së tyre. Nën çdo figurëtë shahut është ngjitur një magnet, ndërsa nën tavolinën e shahut është një fushë elektromagnetike.

Në këtë mënyrë, figurat e shahut duket se lëvizin vetvetiu, sikur nga ndonjë hije. Pas çdo lëvizje të bashkëlojtarit njerëzor kundërshtar, kompjuteri e llogaritë lëvizjen e tij të ardhshme.

Aktualisht, Altin Aliçkaj dhe Dominic Bieri janë duke studiuar në Institutin zviceran federal të teknolgjisë (ETH), në Cyrih. Punimet e tyre të maturës ata i kanë përfunduar qysh para dy vitesh. Por, sukeseset e tyre nuk kanë ndërprerje, shkruan „Basellandschaftliche Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Me shpikjen e tyre, ata kanë udhëtuar në një panair të Brazilit. Qëllimi i tyre është që të sjellin në treg robotin e shahut. (Shtegu.com)