Si nëpër skena filmi, sulmohen katër shtetas maqedonas, dy prej tyre me lëndime

44 Lexime

14:22:41                 2018-01-27

 

 

Skena filmi janë zhvilluar mbrëmjen e së enjtes para një lokali për lojëra fati në Kufstein të Austrisë! Një shtetas austriak, një gjerman dhe tre të tjerë turq, për shkaqe ende të panjohura kanë filluar zënkën me katër shtetas maqedonas. Papritmas, njëri nga shtetasit turq (28-vjeçar) ka nxjerrë një pistoletë duke shtënë disa herë në drejtim të shtetasve maqedonas. Por, dyshohet se plumbat kanë qenë të rremë.

Në momentin që pesë patrulla policore austriake, pak pas orës 22.30 arritën para lokalit, në vendngjarje kanë takuar vetëm katër shtetasit maqedonas të moshës 32, 33 dhe 35-vjeçare. „Dy nga shtetasit maqedonas kanë pësuar lëndime të lehta gjatë zënkës dhe është dashur të shtrohen në spitalin e qytetit për trajtim mjekësor“, thuhet në një komunikatë të policisë austriake, përcjellë Shtegu.com.

Para lokalit, poilicia ka gjetur disa gëzhoja të plumbave të rremë. Shtetasi 28-vjeçar turk është gjetur shumë shpejt, ndërsa më pas edhe antarët e tjerë të grupit i janë dorëzuar policisë. Pistoleta në fjalë i është konfiskuar, ndërsa të gjithë e kanë pranuar veprën. Ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal, ndërsa janë lënë të lirë. Përse është shkaktuar zënka, për momentin mbetet e paqartë. (Shtegu.com)