Djaloshi gjakovar nga Zvicra më i kërkuari nga kompanitë e njohura zvicerane

56 Lexime

09:40:45               2017-12-29

 

 

Shqiptari shtatëmbëdhjetëvjeçar Luigj Laski nga Trimbachu i Zvicrës, me prejardhje nga Gjakova, fletë hapur lidhur me punën e tij si influent dhe komentet negative.

 

„Në të vërtetë, secili nga ne është një influent“, pohon Luigji nga Trimbachu. „Çdokush nga ne influencon të tjerët me zgjedhjen e produketeve të veta. Vetëm në një shkallë tjetër“. Por. çfarë bën në të vërtetë një influent?

 

„Influentët janë njerëz të cilët i reklamojnë produktet nëpër rrjetet sociale për t`i tërhequr fansat e tyre për blerje“, spjegon Luigji. Po të kenë përkrahës të mjaftueshëm nëpër Instagram apo Youtube influentët, firmat i dërgojnë produktet e veta tek ta. E gjithë kjo me shpresë se do të reklamohen para një publiku më të gjerë të këtyre rrjeteve. Mu këtë gjë e bën djaloshi 17-vjeçar kosovar, Luigj Laski, i cili ka përkrahje të madhe prej 10.400 përkrahësve në Instagram.

Djaloshi ka filluar ta përdorë instagramin profesionalisht para dy vitesh, por suksesin e arriti vetëm me përdorimin e nofkës „theluigjlaski“. „Me ndihmën e Online-Workshops u pajisa me njohuritë e nevojshme. U mësova se si ti përdorë Hashtag-ët, cilat filtra i përshtaten dhe si mund të përfitoj pëlqime“, spjegon Luigji. Edhe nëpër fotot e tij ai shpeshëherë i ka reklamuar brendet, ndërsa pronarëve të tyre u ka rënë sy se produktet e tyre po i shikojnnë 50 mijë ndjekës. Në këtë mënyrë, ata filluan t`ia dërgojnë produktet e veta në shtëpi, të cilat Luigji i ka reklamuar në Instagram. Kështu pra, „theluigjlaski“ filloi të rritet ashtu si duhet.

 

Tani, me më tepër se 10.000 ndjekës në Instagram në profilin e tij, ai ka më tepër punë. Për të postuar një foto siç duhet, Luigjit i duhen rreth dy orësh. „Fillimisht i bëj rreth 50 foto dhe njërën nga nga më të mirat e zgjedhë dhe e postoj. Të gjithë mendojnë se të jesh një influent është punë e thjeshtë, por prapa kësaj fshihet shumë më tepër angazhim se sa duket“, pohon më tej për „Aargauer Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Edhe pas përfundimit të postimit të fotos, puna për Luigjin nuk ka përfunduar, pasi ai është i obliguar tu përgjigjet të gjitha komenteve, qofshin ato edhe negative, megjithëse ai i sheh si kritikë konstruktive.

 

Komentet negative nuk janë sfida e vetme me të cilën ballfaqohet Luigji, ai është dashur të ndahet edhe nga puna dhe jeta private. Por. Luigji ka edhe synimin e vet që profesionin dhe hobin e tij t`i bëjë bashkë. Për momentin ai është duke abslovuar praktikën në bankën Raiffeisenbank në Olten. „Jam i lumtur që gjithçka është në rregull me notat dhe punën. Kam përkrahjen e prindërve për këtë hobi, por deri në momentin që gjithçka është në rregull me mësimin“, vazhdon Luigji.

 

Në fillim të veprimtarisë së tij, prindërit nuk e kanë kuptuar se çfarë saktësisht po bën djali i tyre: „Ata menduan se të gjitha këto pako po i porositi për vete“, spjegon Luigji dhe qeshte me të madhe. Piedestali i karrierës së tij do të jetë sot (29 dhjetor) në stadiumin e Cyrihut, ku do të zhvillohen manifestime lidhur me këtë temë. (Shtegu.com)