A është kjo plaçkitja më e marrë në Zvicër ?!!!

63 Lexime

16:52:39             2017-12-29

 

 

Mëngjesin e së premtes, në Mengen të Lucernit në Zvicër është plaçkitur një filial i bankës Raiffeisen. Plaçkitësi ka marrë të holla, edhe pse si duket nuk ka qenë i armatosur. Personi i moshuar për momentin është në arrati.

Mëngjesin e së premtes, rreth orës 10.00, një person i panjohur me maskë në fytyrë, ka plaçkitur një filial të bankës Raiffeisen në Meggen. Nga të punësuarit ai ka kërkuar të holla. Por, mbetet e paqartë se për çfarë shume bëhet fjalë, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Pasi ia kanë dhënë të hollat, ai është larguar në drejtim të panjohur.

 

 

Sipas zëdhënësit të Raiffeisen Dominik Chiavi, një nëpunëse është prekur nga ky rast. „Gjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes, ajo është paraqitur në mënyrë shembullore. Duke i pasur parasysh rrethanat, ajo tani ndjehet mirë“. Një ekip mjekësor kujdestar është duke u përkujdesur për të punësuarën, ndërsa nuk është lënduar askush.

Plaçkitësin e bankës e kanë filmuar kamerat e sigurisë dhe tani policia zvicerane është në kërkim të tij. Bëhet fjalë për një person të moshës në mes 50 dhe 70-vjeçare. Për momentin nuk është e njohur se peroni mund të jetë i armatosur, ka njoftuar policia e cila kërkon informacione eventuale nga popullata. (Shtegu.com)