Digjet kamioni shqiptar në Austri, vozitësi kalon pa lëndime

Date:

Foto simbolike

 

13:05:44                   2018-02-28

 

Të hënën rreth orës 08:40, një shtetas 54-vjeçar shqiptar ka qenë duke drejtuar kamionin e tij në autostradën austriake A 10, në relacionin nga Villach, për në Salzburg.

Në afërsi të daljes Spittal Ost, ai është dashur ta ndalojë kamionin e tij në korsinë e emergjencës për shkak të një defekti teknik.

Pak pasi është ndalur, në mes të kabinës së vozitësit dhe rimorkios ka shpërthyer zjarr, shkruajnë mediat austriake, përcjellë Shtegu.com.

Një zjarrfikës i rastësishëm i FF Spittal/Drau dhe një dëshmitar tjetër me profesion teknik për mbrojtje nga zjarri, kanë reaguar menjëherë duke e shuar zjarrin.
Për shkak të temperaturave të ulta, uji me të cilin është fikur zjarri është shndërruar në akull, prandaj rruga është kriposur nga organet përkatëse.

Përkundër gjithë kësaj rrëmuje, nuk ka qenë i nevojshëm bllokimi i iautostradës.

Pasi kamioni nuk ka qenë më në gjendje qarkullimi, me një automjet trasnportues është larguar nga vendngjarja. Vozitësi shqiptar ka kaluar pa lëndime. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...