Dhjetëra të vdekur në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut
Dyshohet pwr dhjetëra tw vdekur nga zjarri në një diskotekë në Koçani herët në mëngjesin e së dielës. Një numër i madh i të lënduarve janë dërguar në spitalet në Koçan, Shtip dhe Shkup
Dhjetëra viktima dhe gati 100 të plagosur nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan. Policia dhe prokuroria janë në vendngjarje dhe ende nuk ka informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur herët në mëngjes.
Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, nga zjarri kanë humbur jetën 51 persona. Viktimat janë kryesisht të rinj, ndërsa shkak i zjarrit me shumë gjasa është përdorimi jo i duhur i mjeteve piroteknike.
Sipas informacioneve nga spitalet në Koçan, Shtip dhe Shkup, për trajtim janë pranuar mbi 150 persona. Një numër i madh i të afërmve dhe familjarëve ndodhen para spitaleve në disa qytete të Maqedonisë, duke kërkuar informacion për më të dashurit e tyre.
Radio Koçani raporton se zjarri ka rënë në diskotekën “Pulse” gjatë një koncerti të grupit DNA rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve jozyrtare dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, zjarri ka rënë në disko gjatë një koncerti ku morën pjesë 1 500 persona, raporton portali Shtegu. Në një video, njerëzit mund të dëgjohen duke përdorur një mikrofon për të thirrur mysafirët në disko që të largohen nga dhoma dhe të kërkojnë një mënyrë për të shuar zjarrin. Video të tjera tregojnë flakë të mëdha duke përfshirë diskotekën, si dhe zjarrfikësit në aksion përpara ndërtesës së djegur plotësisht.