Dhjetëra hebrenj radikalë hynë në Al-Aksa

Date:

Dhjetëra hebrenj radikalë, në shoqërim të policisë, kanë hyrë sot në xhaminë Al-Aksa në Kuds. Nga Drejtoria e Vakëfeve Islame të Kudist është vërtetuar se 96 fanatikë hebrenj, në shoqërim të forcave policore, kanë hyrë në Al-Aksa.

Në ditën e parë të Kurban Bajramit, policia izraelite u lejoi hebrenjve radikalë që të hyjnë në kompleksin, ndërsa të hënën, të martën dhe të mërkurën nuk iu lejua hyrja.

Palestinezët tentuan të parandalojnë hyrjen e hebrenjve në Al-Aksa për shkak të cilës intervenoi policia. Dhjetëra palestinezë u lënduan.

Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin në Al-Aksa, gjë që sjell tensione mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë së Izraelit.

Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind sipërfaqe të bërthamës së vjetër të Kudsit, e cila është nën pushtimin izraelit, ndërsa paraqet pikën e bashkimit të tre feve më të mëdha në botë.

Pas Mesxhidi-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së të Dërguarit në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për myslimanët./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...