Pesëmbëdhjetë vite burg për shtetasin maqedonas që plagosi kosovarin „për fajde“

44 Lexime

e plotësuar

 

Gjykata e lartë e Kantonit të Bernës ka shqyrtuar rastin e të shtënave me armë gjatë vitit 2012, në stacionin e trenit në Konolfingen të Zvicrës. Sulmuesi, një shtetas maqednas 29-vjeçar kishte shpresuar në një dënim maksimal prej dhjetë vitesh.

 

 

Në instancën e parë të Gjykatës rajonale „Bern-Mittelland“, atij i ishin shqiptuar 15 vite burg. „Një e katërta e dënimit është e tepërt“, kishte deklaruar mbrojtësi i sulmuesit, Manuel Rohrer gjatë të mërkurës para Gjykatës së lartë. Mandatori i tij nuk ishte sjellur me gjakftohtësi, por se veprimin e kishte kryer gabimisht gjatë dëshpërimit të madh.

 

 

Arsyet e plota të të shtënave të datës 18 korrik 2012, ende nuk janë tërësisht të sqaruara. I pakontestueshëm është fakti se në stacionin e trenit në Konolfingen, shtetasi maqedonas kishte realizuar gjashtë të shtëna. Një shqiptar i Kosovës ishte plagosur rëndë dhe që atëherë është duke qëndruar në karrigen invalidore, ndërsa një kosovar tjetër kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.

 

 

Shtetasi maqedonas ishte zhytur në borxhe të thella. Sipas paraqitjes së mbrojtjes, ai kishte qenë viktimë e sistemit „Fajde“ i cili në Ballkan është shumë i përhapur dhe i cili po zbatohet edhe në Zvicër. Me këtë rast, të hollat privatisht jepen borxh me kamata të mëdha. Po që se borxhliu nuk i paguan në kohë, ai gjithnjë e më shumë bëhet i varur nga debitorët e tij, shkruan „Der Bund“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Shtetasi maqedonas i kishte marrë 24 mijë franga zvicerane për hapjen e një firme për skele dhe për kohë të shkurtër është dashur t`i kthejë 30 mijë franga, gjë të cilën nuk ka mundur ta realizojë. Më 18 korrik 2012, rreth orës 20.00 kishte eskaluar situata. Shtetasi maqedonas kishte deklaruar se në banesën e tij te stacioni trenit, ai kishte vetëm 5 mijë franga, ndërsa ata i kishin shkuar pas. Duke shkuar rrugës, ai kishte nxjerrë një armë dhe kishte filluar të qëllojë, ndërsa të tjerët kishin filluar të ikin.

 

 

Një kosovar, me të cilin kishte qenë në kontakt për të blerë një veturë, kishte shpëtuar pa lëndime pasi ishte fshehur. Kosovari tjetër ishte qëlluar duke pësuar lëndime të rënda. Shumë dëshmitarë e kishin vëzhguar skenën, me ç`rast viktima ishte shtrirë përtokë i plagosur rëndë, ndërsa shtetasi maqedonas ishte arrestuar pak pas mesnatës.

 

 

Sipas mbrojtësit, shtetasi maqedonas nuk kishte vepruar në mënyrë të paskrupullt e as që kishte dashur të keqtrajtojë viktimën, siç ishte shkruar në akuzën e instancës së parë.

 

 

Krejtësisht ndryshe rastin e shehë prokurori Charles Haenni, i cili ka aluduar në vrasje të dyfishtë në përpjekje, duke kërkuar një dënim prej 18 vitesh burg. Personi në fjalë ka dashur të eliminojë dy vetë, duke reaguar në mënyrë të paskrupullt dhe me gjakftohtësi.

 

Por, Gjykata e lartë ka përfunduar procesin duke vërtetuar dënimin e instancës së parë, për dënim të shtetasit maqedonas me 15 vite burg.