Detaje për aksidentin në qarkoren e Shkupit

92 Lexime

Aksidenti i djeshëm në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë. Mbrëmë ka ndërruar jetë polici shqiptar që ka qenë në detyrë Safet Bajrami nga Buteli i Shkupit ndërsa jetën e ka humbur edhe bashkëudhëtari i makinës së tipit BMW me targa të Gostivarit, të cilën policia e kishte ndaluar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Një video amatore është dëshmia e vetme për atë se si dukej skena e përplasjes së tre makinave që mori dy jetë.

Nga Qendra Emergjente Kirurgjikale njoftuan se polici Safet Bajrami ka ndërruar jetë vetëm 45 minuta pasi që ishte shtrirë në spital.

“Polici ka ndërruar jetë pas 45 minutave.Në orën 19:45 është konstatuar vdekja. I lënduari më rëndë i cili është në repartin për mjekim intensiv, ka lëndime në kurriz, pjesën e djathtë të gjoksit dhe gjurin e djathtë, por është në gjendje stabile”, tha Albert Lleshi, Qendra Emergjente Kirurgjikale.

Shoferi kamionit është në gjendje stabile. Jashtë rrezikut për jetë është edhe polici tjetër që patrullonte me kolegun e ndjerë Safet Bajrami. Edhe shoferi i BMW-së është në gjendje stabile.

Gjithçka ndodhi kur patrulla e policisë ku ishte edhe i ndjeri Safet Bajrami, ndali makinën BMW tek qarkorja e Shkupit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën vozitej në autostradën nga Tetova për në Shkup. Policia kishte filluar bisedën me shoferin e BMW-së kur papritmas kishte ardhur kamioni për transportim të mallrave me targa Kumanove,  dhe me një forcë të madhe e kishte goditur makinën ku gjendeshin dy persona. Goditja e fortë e kishte përplasur BMW-në për makinën tjetër të policisë dhe ndërkohë BMW-ja ishte vënë në flakë. Supozohet se policia ka ndërruar jetë shkak u goditjeve nga makina.

Polici i  ndjerë Safet Bajrami ishte 37 vjeçar. Punonte në MPB afro 15 vite, dhe tani kishte marrë vendimin e punës. Ishte baba i tre fëmijëve. Fëmija më i vogël është vetëm dy vjeçar. Ndërsa fëmijët e tjerë i ka nga 9 dhe 13 vjeçar. Bajrami u varros sot në varrezat e Butelit.

/Shenja/