Deputeti i parlamentit serb: Kosova është shtet i pavarur

Date:

Udhëheqësi i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak , tha se viti 1999 ishte kurora e gabimeve që Beogradit ka kryer ndaj Kosovës.

“Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve”, tha Çanak.

Ai ka pranuar se ka qenë i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranojë atë. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë Kosovën shtet”, tha ai.

Për dënimet që duhet të kryhen ndaj kriminelëve serbë, Çanak tha se ka ngecje nga ana e qeverisë së Serbisë.

Sipas tij është absurde që edhe pas 19 viteve të rënies së Miloseviq ende nuk ka lëvizje për të dënuar krimet. “Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të qartësohen”, tha ai./KOHA

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...